Flash

Reuters: Pentagoni po shqyrton pezullimin e Spanjës nga NATO!

Lapsi.al 24 April 2026
Reuters: Pentagoni po shqyrton pezullimin e Spanjës nga NATO!

“Pentagoni po shqyrton pezullimin e anëtarësimit të Spanjës në NATO”, kështu shkruan Reuters në një artikull të fundit.

Një email i brendshëm i Pentagonit përshkruan opsionet që SHBA, të ndëshkojnë aleatët e NATO-s që i konsideron të dështuar në mbështetjen e operacioneve amerikane në luftën me Iranin, raporton Reuters.

Për Reuters një zyrtar amerikan tha se ndër opsionet e diskutuara përfshihet edhe pezullimi i pjesëmarrjes së Spanjës në NATO, si dhe rishikimi i qëndrimit amerikan ndaj pretendimeve të Mbretërisë së Bashkuar mbi ishujt Falkland.

Dokumenti shpreh zhgënjim për atë që cilësohet si mungesë gatishmërie nga disa aleatë për t’i dhënë SHBA-së akses, të drejta bazash dhe fluturime mbi territor, të cilat konsiderohen “parakusht kyç për NATO-n”.

Këto opsione po qarkullojnë në nivele të larta brenda Pentagonit. Një nga propozimet përfshin largimin e vendeve “problematike” nga poste të rëndësishme brenda NATO-s.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër aleatët për mosdërgimin e forcave detare për të ndihmuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, që u mbyll për lundrimin ndërkombëtar pas nisjes së luftës më 28 shkurt.

Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu se po shqyrton mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO, edhe pse emaili nuk rekomandon një hap të tillë dhe as mbylljen e bazave amerikane në Evropë.

I pyetur në lidhje me emailin, zëdhënësi i Pentagonit, Kingsley Wilson, tha: “Siç e ka thënë Presidenti Trump, pavarësisht gjithçkaje që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për aleatët e tyre në NATO, ata nuk kanë qëndruar pranë nesh. Departamenti i Mbrojtjes do të sigurojë që presidenti të ketë mundësi të besueshme në mënyrë që aleatët të mos jenë më ‘tigra letre’, por të bëjnë detyrën e tyre. Nuk kemi komente të mëtejshme mbi diskutimet e brendshme mbi këtë çështje”, shtoi ai.

Lidhur me këtë ka pasur edhe një reagim nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez;

“Ne nuk veprojmë në bazë të emaileve, por vetëm në bazë të dokumenteve dhe qëndrimeve zyrtare që vijnë, në këtë rast, nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Qëndrimi i qeverisë spanjolle është i qartë: bashkëpunim absolut me aleatët, por gjithmonë brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare”, theksoi kryeministri spanjoll.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 24 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:37

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet të mos ketë reshje shiu. Temperaturat e ajr...

07:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI