Flash

Sherr mes dy pronarëve lokalesh në Korçë, plagoset me thikë një person i tretë

Lapsi.al 24 April 2026
Sherr mes dy pronarëve lokalesh në Korçë, plagoset me

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin e thikës.

Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, dyshohet se sherri ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi përdorimin e hapësirës publike, konkretisht për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve në ambientet e jashtme të dy lokaleve.

Burime nga policia bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë katër persona, konkretisht dy vëllezër përballë dy vëllezërve të tjerë. Tre prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitali i Korçës dhe pritet të shoqërohen në komisariat së bashku me personin e katërt.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej të përfshirëve ka mbetur i plagosur me thikë në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy personat e tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta si pasojë e goditjeve me karrige gjatë konfliktit. Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë në ngjarje.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 24 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:37

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet të mos ketë reshje shiu. Temperaturat e ajr...

07:21

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI