Flash

Berisha: Rama fshihet sepse e akuzuan në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje

Lapsi.al 23 April 2026
Berisha: Rama fshihet sepse e akuzuan në sallën e gjyqit se ka

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në ngjarje kriminale, dhe sipas tij ai ka urdhëruar vrasje.

Gjatë fjalës së tij në foltore, Berisha u shpreh se, Rama po mbrohet nga mazhoranca. Sipas tij kjo është arsyeja pse nuk po paraqitet në asnjë interpelancë të thirrur nga deputetët e opozitës.

"Pse e fshihni kreun e organizatës kriminale Edi Ramën nga parlamenti?

Pse, ai nuk paraqitet në asnjë interpelancë?

Pse turpëroheni nga veprat e tij dhe nuk e nxirrni dhe pranoni t’u llomotisë në ato mbledhjet e asamblesë çfarë do e çfarë nuk do, pse nuk del këtu?

Cila është arsyeja që e fshihni atë?

Tre ditë më parë e akuzuan në sallën e gjyqit ndër betim se ka porositur vrasje.

E dëgjuat ju këtë?

Ka porositur vrasje.

Jeni dëshmitarë kur i thoshte tjetrit ta dimë targën. Kur i thuhet tjetrit të di targën, do të thotë të marr nishan.

Ta di targën, i thoshte.

E ke personale, i thoshte.

Ja që del dëshmitari në gjyq tani dhe i thotë se ka porositur vrasje.

Prandaj nuk del këtu ai.

A ekziston për këtë pseudomazhorancë ligji i konfliktit të interesit?

Jo.

Me tre vendime i ka dhënë vëllait të vet 38 mijë metër katrorë.

Sarajet e tij janë me 8400 metër katror oborr-park.

Të deklaruara vetëm 4 mijë, edhe ato nga tokë bujqësore të shndërruara në kopsht me hajni.

Pse e fshihni ju Edi Ramën?

Si do kaloni ju në këtë mënyrë?

Cili ishte ministri i Brendshëm që ka porositur vrasje me të? Na thuaj pak se është deklaratë nën betim, është dëshmi nën betim ajo para gjykatësit.

Tani cili është se ja ku janë, ta gjejnë vetë se cili është.

Si u duket ju kjo?

Nga një Irfan Azizi nga Berati.

Si u duket ju kjo?

A e kuptoni se keni kryetar një kryetar organizate kriminale?",tha Berisha./

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI