Flash

Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin, arrestohen dy magazinierë

Lapsi.al 23 April 2026
Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin, arrestohen dy

Rreth 40 mijë kilogramë kafe dyshohet se janë vjedhur nga dy magazinierë dhe një shpërndarës në subjektin ku ata punonin në kryeqytet. Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë tre viteve, 3 shtetasit kanë përfituar 800 000 euro.

Njoftim i policisë: 

Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën, vihen në pranga 2 magazinierë dhe në hetim shpërndarësi. Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera mbi kallëzimin e administratores së një subjekti në fushën e prodhimit/tregtimit të kafesë, se kishte konstatuar vjedhjen e një sasie të madhe produkti, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Inventari”.

Si rezultat i operacionit:

-u vunë në pranga shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 23 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.2 lekë dhe do të shitet me 95.8 lekë. Një dollar amerikan blihet sot me 81 lekë dhe shitet me 82 ...

08:17

Parashikimi i motit për sot, 23 prill 2026

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash si dhe kthjel...

07:26

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI