Flash

Bizneset zhvendosin investimet nga ndërtesat dhe tokat te teknologjia

Lapsi.al 23 April 2026
Bizneset zhvendosin investimet nga ndërtesat dhe tokat te teknologjia

Informacioni ekonomik mbi ndërmarrjet tregon zhvendosje të dukshme të investimeve të bizneseve nga pasuritë e paluajtshme drejt teknologjisë dhe makinerive.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2024 bizneset kanë ulur ndjeshëm investimet në ndërtesa me rreth 30.9% në krahasim me 2023. Nga rreth 23, 8 miliardë lekë që ishte vlera e këtyre investimeve në  2023 ato ishin vetëm 16,4 miliardë lekë në 2024.

Gjithashtu rënie pësuan edhe investimet në toka me rreth 24 % duke shënuar një vlerë vetëm 12,7 miliardë lekë në 2024 nga 16.7 miliardë lekë në 2023. Paralelisht kanë rënë edhe investimet për ndërtime dhe instalime me 46% pasi janë të lidhura me ndërtesat.

Të dhënat tregojnë se bizneset i kanë kanalizuar investimet në  makineri e pajisje. Investimet në këtë zë arritën në mbi 80 miliardë lekë në vitin 2024 me rritje 61% në krahasim me vitin 2023. Kjo zhvendosje e investimeve të bizneseve tregon për një kthesë pozitive që lajmëron rritje të produktivitetit.

Gjithashtu, investimet në mjetet e transportit kanë pësuar një rritje të fortë prej 34%, duke arritur vlerën e 22.1 miliardë lekëve në vitin 2024. Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me nevojën për logjistikë, nxitur nga rritja e fluksit të turizmit apo kërkesës për shërbime dhe mallra.

Shqipëria po përballet me një sfidë të madhe demografike dhe emigrim të krahut të punës. Për të mbajtur të njëjtin nivel prodhimi ose për t’u rritur, bizneset nuk mund të mbështeten më te numri i punonjësve. Rritja masive prej 61% në makineri tregon se sipërmarrësit po investojnë në teknologji që zëvendëson proceset manuale me ato automatike, duke rritur eficiencën pa pasur nevojë për shtim të personelit.

Bizneset po kuptojnë e se investimi në makineri dhe teknologji ka një kthim më të shpejtë mbi investimin dhe i bën ato zgjedhje më pak të rrezikshme. Bizneset shqiptare po kuptojnë se nuk mund të konkurrojnë më me kosto të ulët të krahut të punës, por me cilësi të produkte që garantohet nga teknologjia.

Nga ana tjetër ekonomia po lëviz drejt shpërndarjes së shpejtë dhe tregtisë online, duke bëre që bizneset të investojnë në flota transporti për të kontrolluar zinxhirin e furnizimit, duke reduktuar varësinë nga palët e tjera. / Monitor

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI