Flash

Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat

Lapsi.al 22 April 2026
Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë

Rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet nga kriza e luftës në Iran e kanë ndihmuar qeverinë të rrisë të ardhurat buxhetore nëpërmjet TVSH-së.

Analiza e arkëtimeve në tremujorin e parë të vitit 2026 tregon një hov të ardhurash nga TVSH në mars pas dy muajve të zbehtë. Prurjet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar muajin e kaluar arritën në 20.5 miliardë me rritje vjetore 14%. Ka përshkallëzim të mbledhjes së kësaj takse, e cila nis me një rritje modeste prej 2.1% në janar, 5.5% në shkurt dhe kulmon me rritje dyshifrore ne mars.

Presioni i çmimeve i diktuar nga kriza në Iran ka luajtur një rol të madh. Duke qenë se TVSH-ja aplikohet si përqindje mbi vlerën e mallrave, çdo rritje e kostos së produkteve bazë apo energjisë përkthehet automatikisht në më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, edhe nëse vëllimi i mallrave të blera do të mbetej i njëjtë.

Buxheti i shtetit arkëtoi të paktën 3.3 mln euro më shumë TVSH në mars, nga shtrenjtimi i naftës

Edhe në të shkuarën krizat mund të jetë një barrë për xhepat e qytetarëve, por ato kanë rezultuar produktive për buxhetin e shtetit nëpërmjet rritjes së arkëtimeve në taksat që vilen në përqindje të çmimeve.

Për shkak të bllokimit të ngushticës së Hormuzit rritja e çmimit të karburantit në pakicë arriti në nivele rekord mbi 220 lekë për litër në mars.

Gjithashtu Shqipëria importon mbi gjysmën e produkteve të saj bazë. Lufta ka shkaktuar një rritje të kostove të transportit ndërkombëtar dhe siguracioneve detare.

Çdo produkt që vjen nga jashtë, miell, vaj, sheqer, por edhe lëndë të para për industrinë me çmim më të lartë në doganë ndikon pozitivisht te TVSH-ja e cila mblidhet në momentin që malli hyn në kufi.

Gjithashtu të ardhurat u ndikuan pozitivisht edhe nga mbi-furnizimet. Importet e grurit u rriten me 55 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026 në sasi nga frika e rritjes së çmimeve në vijim dhe ushqimet rreth 20%.

Precedentët ku krizat shëndoshin të ardhurat publike në vendet e tjera përkthehet në më shumë paketa ndihme për shtresat në nevojë. Qeveritë në Rajon dhe me gjerë aplikojnë paketa të përkohshme për të rishpërndare një pjesë të këtyre të ardhurave te shtresat më në nevojë. Por qeveria shqiptare është më e ngurtë në këtë drejtim./Monitor

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI