Flash

Dosja AKSHI/ Shtohen akuzat për Ergys Agasin, Ermal Beqirin e 6 të tjerë

Lapsi.al 22 April 2026
Dosja AKSHI/ Shtohen akuzat për Ergys Agasin, Ermal Beqirin e 6 të

Dosja e AKSHI-t është pasuruar në muajin shkurt të këtij viti, me 4 emra të tjerë personash që janë përfshirë në listën e të hetuarve. Mes tyre dhe ish-nëndrejtori Daniel Shima, si dhe Arjola Koromani, administratorja e kompanisë ‘Soft&Solution’, në pronësi të Ermal Beqirit, krahut të djathtë të Ergys Agasi. Përveç tyre edhe 7 kompani të lidhura me tenderët e AKSHI-t.

Mbi 1.05 miliardë lekë (gati 10.6 milionë euro me kursin aktual) dhe mbi 470 mijë euro, janë paguar nga disa firma, në llogaritë e kompanisë ‘EA Solution’ të Ergys Agasit, përfshirë dhe gati 1 milion euro verëra të shtrenjta. Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezulton nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t, falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte, sipas SPAK, me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e pandehur.

Akuzat janë ato të “Shkelje e barazisë në tenderë” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Për Andis Papën pronar i ‘Fastech shpk’ dhe Gëzim Hoxhën, i ‘First shpk’, është shtuar akuza e “Shkeljes së barazisë në tendera”. Hetimet e mëtejshme, kanë bërë që më 16 prill, situata të rëndohet për Agasin, Beqirin, Papën, Hoxhën dhe Arjola Koromanin. Ndaj tyre është shtuar dhe vepra penale e korrupsionit.

Nën dyshimet për të njëjtën vepër penale që i bashkëngjitet akuzave ekzistuese, edhe Daniel Shima, ish-nëndrejtor i AKSHI-t, si dhe Mirlinda Karçanaj, ish-drejtuese e AKSHI-it, mbi të cilën tani rëndon edhe ‘pastrimi i parave’.

Listës i është shtuar dhe një tjetër sipërmarrës, Elision Jorgjis i kompanisë ‘Albascan’, i vënë po ashtu nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, i cili çoi në sekuestrimin e dhjetëra pasurive të Agasit, Beqirit dhe pronarëve të disa kompanive të tjera të lidhura me procedurat e tenderëve të Agjencisë që drejtohej nga Karçanaj, në të paktën një rast të dokumentuar, mbi 1.1 milion euro u dhanë pas kërcënimeve që Ermal Beqiri, pronar i kompanisë ‘Soft&Solution’, krahu i djathtë i Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta.

Hetimet kanë zbuluar po ashtu, se dhe kantina e pasur me verëra të shtrenjta që u zbulua në vilën e Agasit në Tiranë, ishte fryt i shpërblimeve, për një vlerë prej mbi 950 mijë eurosh.

“Ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se veprimet e shoqërisë “EA Solution" sh.p.k përbëjnë një skemë tipike të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, ku subjekti juridik është përdorur si një mjet për transferimin e ryshfetit në formë të kamufluar tregtare”, thuhet në dosjen e GJKKO-së, sipas së cilës “ndërkohë që "EA Solution" ka prerë fatura në vlera jashtëzakonisht të larta drejt operatorëve ekonomikë (si "Fastech", "First", AESS, Soft & Solution etj.), hetimi ka dokumentuar se kjo shoqëri nuk zotëron asnjë kapacitet teknologjik apo burim njerëzor për të përmbushur objekte të tilla kontrate.

Në dosje vlerësohet se “fatura tatimore është përdorur si instrument për të "legalizuar" vlerat korruptive të paguara, duke e futur atë në qarkullimin financiar si shpenzim të zbritshëm për operatorët fitues”. E gjithë kjo skemë për hetuesit krijon “dyshime të arsyeshme të bazuara në prova mbi ekzistencën e elementëve të figurave të veprave penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, pastrimit të produkteve të veprës penale të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të strukturuar kriminal”.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 22 prill 2026

Ditën e sotme euro do të blihet me 95.2 lekë dhe do të shitet me 95.9 lekë. Dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.7 lekë, në shitje me 81.7 lekë. N...

08:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI