Flash

Inteligjenca Artificiale 'godet' zyrat, punonjësit e kualifikuar janë më të ekspozuar

Lapsi.al 22 April 2026
Inteligjenca Artificiale 'godet' zyrat, punonjësit e kualifikuar

Inteligjenca Artificiale po ndryshon tregun e punës globalisht, duke sjellë sfida të reja edhe për Shqipërinë, sipas një raporti të fundit të Fondacionit Evropian të Trajnimit (ETF). Studimi thekson se vendet me të ardhura të mesme, si Shqipëria, janë më të ekspozuara ndaj automatizimit. Ndryshe nga valët e mëparshme teknologjike, IA nuk prek vetëm punët manuale, por edhe profesionet që kërkojnë arsim të lartë, veçanërisht në administratë dhe sektorin e shërbimeve.

Sipas raportit, që citon Monitor.al, teknologjia po 'çliron' punonjësit nga detyrat rutinë, duke rritur rrezikun e pabarazive. Të rinjtë me aftësi digjitale pritet të përfitojnë më shumë, ndërsa punonjësit me kualifikim më të ulët ose në moshë më të madhe mund të përballen me pasiguri më të lartë në punë.

ETF paralajmëron se pa investime në arsim dhe rikualifikim, përfitimet e IA mund të përqendrohen te një grup i kufizuar. Ndërkohë, edhe të diplomuarit e rinj mund të hasin vështirësi në hyrjen në treg, pasi IA po merr përsipër detyra bazë analitike. Raporti ngre gjithashtu shqetësime për rritjen e monitorimit në vendin e punës përmes menaxhimit algoritmik, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj mbrojtjes së të drejtave të punonjësve.

Sipas ETF, mënyra si Shqipëria do të përballet me këtë transformim varet nga politikat që ndërmerren sot, me fokus te arsimi digjital dhe zhvillimi i aftësive.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI