Flash

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të të dënuarit në Itali për trafik droge

Lapsi.al 21 April 2026
Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të të dënuarit

Prokuroria e Fierit ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të një personi të dënuar në Itali për trafik droge.

Pasuritë përfshijnë 5 apartamente, 2 njësi shërbimi, 16.719 m2 tokë arë dhe kuotat e 5 shoqërive të shtetasit A.H. dhe personave të tjerë të lidhur me të, pasi rezultoi se janë krijuar si pasojë e veprimtarive të dyshuara kriminale.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimin pasuror dhe kërkon konfiskimin e 5 apartamenteve, 2 njësi shërbimi, 16.719 m2 tokë arë dhe kuotat e 5 shoqërive të shtetasit A.H. dhe personave të tjerë të lidhur me të, pasi rezultoi se janë krijuar si pasojë e veprimtarive të dyshuara kriminale.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.1, datë 01.07.2025, me objekt hetimi pasuritë në pronësi të shtetasve A.H, M.H, A.H, A.H dhe K.H, si dhe 5 shoqëritë tregtare në pronësi të tyre, Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier arriti të dokumentojë pasuri të pajustifikuara nga burimet e ligjshme.

Nga hetimi rezulton se ortaku i vetëm i shoqërisë “A…” sh.p.k., shtetasi A.H., ka deklaruar financimin e shoqërisë me një vlerë prej 100,072,890 Lek, e cila nuk justifikohet me burime të ligjshme financimi. Nëpërmjet kësaj shoqërie, u krijuan edhe shoqëritë e tjera të shpërndara midis anëtarëve të familjes.

Po ashtu rezultoi se janë kryer veprime fiktive me qëllim justifikimin e kësaj shume monetare, të cilat nuk mbështeteshin në mundësinë reale financiare për marrjen e kësaj shume nga burime të ligjshme. Përkundrazi, evidentohet se shumica e veprimeve janë kryer jashtë sistemit bankar, në “cash” dhe nëpërmjet akteve jo noteriale, me qëllim shmangien e origjinës së ligjshme të fondeve të investuara në shoqëri.

Shuma 100,072,890 Lek, e cila nuk mbështetet në burime të ligjshme dhe të deklaruara, ka shërbyer si bazë për zhvillimin e aktivitetit ekonomik të shoqërive në vijim, duke u reflektuar në pasqyrat financiare si burim i ligjshëm dhe më pas duke u përdorur për investime të ndryshme, përfshirë blerjen e automjeteve dhe krijimin e të ardhurave që janë shpërndarë në formë page dhe dividendi. Më tej, këto të ardhura janë rinvestuar në pasuri të paluajtshme dhe kuota shoqërish, duke krijuar një cikël ekonomik që mbështetet në një burim fillestar të pajustifikuar.

Shtetasi A.H., i dënuar nga autoritetet italiane për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale, drogë”, sillte në Shqipëri vlera monetare që buronin nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Nga hetimet rezultoi se disa shoferë të punësuar në shoqëritë në zotërim të subjekteve në këtë hetim “A….” sh.p.k. dhe “A…… T….” sh.p.k, janë konstatuar duke sjellë vlera monetare të padeklaruara në kufi, në rrethana të dyshimta mbi origjinën e tyre.

Në përfundim të hetimit pasuror të plotë, Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të A.H. dhe M.H.

1. Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 135.60 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

2. Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 127 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

3. Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 59 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

4. Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 17.10 m², me vendndodhje Tiranë; dhe

5. Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 31 m², me vendndodhje Vlorë.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A…” Sh.p.k.:

1. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3949 m², me vendndodhje Fier.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” sh.p.k.:

1. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 1971 m², me vendndodhje Fier;

2. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3926 m², me vendndodhje Fier;

3. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 2942 m², me vendndodhje Fier; dhe

4. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3931 m², me vendndodhje Fier.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të K.H, si më poshtë:

1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 55 m², me vendndodhje Bashkia Fier; dhe

2. Pasuri e llojit “apartament” me sipërfaqe 137 m², me vendndodhje Bashkia Fier.

Konfiskimin e kuotave të shoqërive tregtare në zotërim të individëve objekt hetimi pasuror, si më poshtë:

1. Kuotat e shoqërisë “A….” sh.p.k;

2. Kuotat t shoqërisë “A… T….” sh.p.k;

3. Kuotat e shoqërisë “A… B…” sh.p.k;

4. Kuotat e shoqërisë “A…. I….” sh.p.k.; dhe

5. Kutoat e shoqërisë “M… T….” sh.p.k.

Prokuroria Fier shpreh angazhimin e plotë për ndjekjen me prioritet të identifikimit dhe konsifkimit të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 21 prill 2025

Ditën e sotme euro do të blihet me 95.1 lekë dhe do të shitet me 95.9 lekë. Dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.5 lekë, në shitje me 81.7 lekë. F...

08:39

Parashikimi i motit për sot

Ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e her...

07:23

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI