Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Shqipëria, e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

Lapsi.al 21 April 2026
Shqipëria, e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe

Shqiptarëve ju mungon thellësisht ndjenja e angazhimit qytetar dhe vullnetarizmit. Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në aktivitete vullnetare dhe në nisma të qytetarisë aktive që i takojnë vitit 2022 e vendosin Shqipërinë në fundin e listës në Europë.

Me vetëm 1.6% të popullsisë që deklaron se angazhohet në këto procese, vendi ynë tregon një shkallë shumë të ulët të ndjesisë komunitare dhe pjesëmarrjes sociale në krahasim me vendet e tjera të kontinentit.

Ky nivel është dukshëm më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila qëndron në 12.3%, duke dëshmuar për një shoqëri civile ende pak të mobilizuar.

Nëse shohim vendet e rajonit, Shqipëria mbetet sërish pas fqinjëve si Serbia dhe Mali i Zi, të cilët ndonëse me nivele të ulëta prej 2.2%, sërish reflektojnë një dinamikë më të lartë se ajo shqiptare.

Hendeku bëhet alarmant kur krahasohemi me vendet e Europës Veriore. Norvegjia, që kryeson listën, ka një shkallë angazhimi prej 51.1%, gjë që tregon se më shumë se gjysma e popullsisë atje kontribuon në mënyrë aktive në komunitet, ndjekur nga Holanda dhe Danimarka me shifra po ashtu shumë të larta.

Kjo renditje negative për Shqipërinë tregon se kultura e vullnetarizmit dhe besimi te roli i individit për të ndryshuar shoqërinë përmes “qytetarisë aktive” mbeten sfida të mëdha.

Ndërsa vendet e zhvilluara e shohin vullnetarizmin si një shtyllë kryesore të kohezionit social, në Shqipëri ky tregues mbetet minimal, duke reflektuar nevojën për nxitjen e frymës komunitare dhe përfshirjen e të rinjve në kauza sociale.

Por ndryshe nga vendet e tjera të Europës, Shqipëria ka një trashëgimi të hidhur të sistemit komunist ku puna vullnetare ishte e detyruar. Kjo ka krijuar një lloj sindrome ndaj termit vullnetarizëm, duke e parë si diçka pa përfitim personal, ndryshe nga vendet si Norvegjia apo Danimarka, ku vullnetarizmi shihet si përgjegjësi morale.

Gjithashtu, niveli i ulët i besimit te institucionet dhe te organizatat e shoqërisë civile bën që njerëzit të jenë skeptikë se angazhimi i tyre mund të sjellë një ndryshim real.

Niveli i u ulët ekonomik luan gjithashtu rol. Në një vend ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë lufton për të siguruar nevojat bazë, vullnetarizmi shihet si një luks. individët priren drejt kontributit social vetëm pasi kanë plotësuar nevojat ekonomike. Kur koha e lirë shpenzohet duke kërkuar burime shtesë të ardhurash ose në punë të pasigurt, hapësira për angazhim qytetar pa pagesë ngushtohet ndjeshëm.

Gjithashtu edukimi qytetar në sistemin tonë arsimor ka qenë shpesh teorik dhe i shkëputur nga praktika. Mungesa e programeve që nxisin nxënësit dhe studentët të angazhohen në komunitet që në moshë të hershme ka bërë që qytetaria aktive të mos jetë pjesë e rutinës sociale./Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e her...

07:23

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI