Flash

Tentoi të kalonte 21 persona me dokumente false, arrestohet bullgari dhe 2 të tjerë

Lapsi.al 20 April 2026
Tentoi të kalonte 21 persona me dokumente false, arrestohet bullgari dhe 2

Një skemë e dyshuar falsifikimi dokumentesh për përfitimin e pasaportave bullgare është goditur nga autoritetet në Dibër. Sipas burimeve nga hetimi, disa persona dyshohet se përgatisnin dokumente të rreme të gjendjes civile, duke i paraqitur individët si banorë të njësisë administrative Ostren. Këto dokumente më pas dërgoheshin në Bullgari, me qëllim pajisjen e tyre me shtetësi dhe pasaportë.

Operacioni i koduar “Identiteti” çoi në ndalimin e një 49-vjeçari me banim në Sofje, i cili u kap në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë. Janë vënë nën procedim penal edhe dy zyrtarë lokalë të njësisë administrative Ostren, njëri aktualisht në detyrë dhe tjetri ish-administrator. Ata dyshohet se kanë shpërdoruar funksionin, duke lëshuar dokumente në kundërshtim me ligjin. Hetimet janë ende në zhvillim.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI