Flash

Berisha: Në Samitin e Barcelonës, Rama shkoi për interesa personale

Lapsi.al 21 April 2026
Berisha: Në Samitin e Barcelonës, Rama shkoi për interesa

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka prioritet interesat e shqiptarëve, por interesat e tij personale.

Ai u shpreh se dënon me forcë qëndrimin e Ramës mbi fshehjen e pjesëmarrjes në samitin në Spanjë, ndërsa tha se në rastin e një kreu qeverie, ai është në samit si përfaqësues i shqiptarëve.

“Këto lëvizje të këtij njeriu delinkuent i kapur nga ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare, bëjnë qesharake Shqipërinë. Çfarë tregon me këtë ky? Tregon se nuk ka interesa kombëtare. Shkove dhe pranove, u anëtarësove në bordin e paqes. Ne kemi miratuar këtë plotësisht se po të jetë çështja për çështjet kombëtare, votojmë dhe jemi në anë të SHBA. Mos të ketë iluzione. Po tani c’të shtyhu të shkosh te ata që kanë qëndrime të kristalta antiamerikane? Ata ato qëndrime i kanë për interesa të tyre, siç gjykojnë ata. Ti s’ke interesa për vete, por personale.

A nuk tregon kjo për një njeri pa karakter. Pse e publikove foton ti? Çfarë ke? Ne atë samit ishin kryetarë shtetesh me qëndrime antiamerikane. Ccfarë e shtyhu atë? Janë vetëm interesa të Edi Ramës. Është shpërdorim i detyrës dhe postit. U përpoq që të mashtronte shqiptarët. E patë vetë. Dënoj me forcë një qëndrim të tillë poshtërues. Nuk merakosem se vetëposhtërohet ai, por është përfaqësim. S’ka ndodhur kurrë! S’mund të ndodhë. Të shkojë kryeministri në një samit dhe ta fshehë.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI