Flash

Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj/ Dyshohet për atentat të mirëorganizuar

Lapsi.al 22 April 2026
Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj/ Dyshohet për atentat të

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Memaliaj, ku viktimë mbeti 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i njohur si "Supe". Ngjarja dyshohet se nuk ka qenë një krim i çastit, por një atentat i mirëorganizuar.

Viktima është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme në rutinën e tij të përditshme, deri në momentin e ekzekutimit. Gjithashtu janë marrë në pyetje disa persona rrëfimi, i të cilëve mbahet sekret. “Supe” është qëlluar me armë nga 29-vjeçari Donald Nela, i cili pas ngjarjes, është larguar me automjet.

Si pasojë e të shtënave i plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dali Nela. Autori Donald Nela, njihet edhe me pseudonimin “Tupja” dhe është person me precedentë penalë. “Tupja” është kontakti i fundit që pati Erald Muço, shoku i Aleksandër Sadikajt.

Sakaq, hetimet vijojnë në disa pista dhe autoritetet mbeten të rezervuara për detaje të mëtejshme, në pritje të zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 22 prill 2026

Ditën e sotme euro do të blihet me 95.2 lekë dhe do të shitet me 95.9 lekë. Dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.7 lekë, në shitje me 81.7 lekë. N...

08:13

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI