Flash

E rëndë në Itali/ Nëna me tre fëmijët hidhet nga kati i katërt i pallatit

Lapsi.al 22 April 2026
E rëndë në Itali/ Nëna me tre fëmijët hidhet nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Catanzaro, ku një grua 46-vjeçare është hedhur nga dritarja e banesës së saj në katin e tretë së bashku me tre fëmijët. Sipas autoriteteve italiane, gruaja dhe dy prej fëmijëve – një djalë 4 vjeç dhe një foshnje 4 muajshe – kanë humbur jetën menjëherë në vendngjarje. Vajza tjetër, 5 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike në repartin e kujdesit intensiv.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në Via Zanotti Bianco, ku familja jetonte prej kohësh. Ende nuk janë sqaruar plotësisht motivet e kësaj tragjedie, por mediat lokale raportojnë se gruaja kishte shfaqur më herët probleme të lehta të shëndetit mendor.

Fqinjët e kanë përshkruar atë si një person të qetë, të rezervuar dhe të përfshirë në praktikë fetare, duke e bërë ngjarjen edhe më të vështirë për t’u kuptuar nga komuniteti.

Në momentin e ngjarjes, bashkëshorti ndodhej gjithashtu në banesë. Sipas raportimeve, ai është zgjuar nga zhurmat dhe ka dalë menjëherë jashtë, duke u përpjekur të ndihmojë fëmijët përpara se të mbërrinin shërbimet e emergjencës.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie familjare.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 22 prill 2026

Ditën e sotme euro do të blihet me 95.2 lekë dhe do të shitet me 95.9 lekë. Dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.7 lekë, në shitje me 81.7 lekë. N...

08:13

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI