Flash

Berat/ Organizoheshin lojërat e fatit në një lokal, arrestohet pronari

Lapsi.al 23 April 2026
Berat/ Organizoheshin lojërat e fatit në një lokal, arrestohet

Një lokal në lagjen “Barrikadë” në Berat është zbuluar se përdorej për organizimin e lojërave të fatit. Pronari i lokalit, 51 vjeç, u arrestua në vend. Në ambientet e lokalit u sekuestruan 12 kompjuterë, një celular, një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari, si dhe një elektroshok.

"Arrestohet pronari i lokalit në lagjen "Barrikadë", ku luheshin lojëra me kompjuterë dhe celular. Sekuestrohen 12 njësi kompjuterike, celular, shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari dhe 1 elektroshok.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, kryer në vijim të operacionit të koduar “Prova”, me synim evidentimin e ambienteve të vëna në dispozicion të veprimtarive të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve konstatuan se në një lokal në lagjen "Barrikadë", luheshin lojëra fati, me kompjuterë dhe celular.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi M. N., 51 vjeç, banues në Berat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 23 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.2 lekë dhe do të shitet me 95.8 lekë. Një dollar amerikan blihet sot me 81 lekë dhe shitet me 82 ...

08:17

Parashikimi i motit për sot, 23 prill 2026

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash si dhe kthjel...

07:26

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI