Flash

Prokuroria e Fierit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq babë e bir për νrasje

Lapsi.al 23 April 2026
Prokuroria e Fierit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy shtetas, babë e bir, të akuzuar për “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Prokuroria njofton se në përfundim të hetimeve janë marrë të pandehur shtetasit Afrim Cimili dhe Ali Cimili, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur rreth nje vit me parë pas një konflikti të mëparshëm mes Ali Cimilit dhe shtetasit Hysen Mërnica. Dy të pandehurit dyshohet se i kanë zënë pritë këtij të fundit, ndërsa ai po lëvizte me motomjet së bashku me nënën e tij, Suzana Mërnica. Nga provat e administruara rezulton se autorët kanë qëlluar në drejtim të Hysen Mërnicës nëntë herë, ndërsa ishin në lëvizje me dy automjete të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.C dhe A.C (babë e bir) për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit H.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetsit A.C.dhe A.C. (babë e bir) për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ parashikuar nga nenet 78, 25, 22 dhe 278, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.474, rezultoi e provuar se të pandehurit A.C dhe A.C, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis të pandehurit A.C (i biri/djali) dhe viktimës H.M, në drejtimin e dy automjeteve të ndryshme, i kanë zënë pritë viktimës H.M, i cili po lëvizte me një motomjet së bashku me nënën e tij S.M, duke e qëlluar 9 (nëntë) herë gjatë kohës që ishin në lëvizje me automjetet respektive.

Konkretisht, i pandehuri A.C., pak përpara se të ndodhte ngjarja ka qenë së bashku me të atin e tij, të pandehurin A.C. Gjatë kësaj kohe janë shkëmbyer në rrugë me viktimën H.M dhe konstatuar itenerarin e tij të lëvizjes. Në këto rrethana, dy të pandehurit së bashku kanë përgatitur kushtet për kryerjen e veprës penale dhe kryer atë. I pandehuri A.C., nën drejtimin e automjetit tip “Toyota”, ka qëlluar me armën zjarri kundrejt viktimave, kurse i pandehuri tjetër A.C., nën drejtimin e automjetit tip “Mercedes-Benz”, ka qëlluar me armën tip pistoletë kundrejt viktimave.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 23 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.2 lekë dhe do të shitet me 95.8 lekë. Një dollar amerikan blihet sot me 81 lekë dhe shitet me 82 ...

08:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI