Flash

Djegia e pallatit pranë QSUT/ Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë

Lapsi.al 24 April 2026
Djegia e pallatit pranë QSUT/ Prokuroria e Tiranës merr në pyetje

Prokuroria e Tiranë ka marrë në pyetje pesë të mitur në lidhje me zjarrin e rënë në një kompleks pallatesh pranë zonës së njohur si “Farmacia 10”.

Sipas hetimeve paraprake, fëmijët dyshohet se kanë hedhur mbeturina në një karrocë, e cila konsiderohet si pika fillestare e zjarrit. Flakët më pas janë përhapur, duke përfshirë ndërtesën shumëkatëshe. Të miturit, banorë të zonës, janë pyetur në prani të prindërve dhe psikologëve, duke deklaruar se veprimi nuk ka qenë i qëllimshëm.

Ndërkohë, prokurori i çështjes ka kërkuar hetime të mëtejshme në vendngjarje dhe marrjen në pyetje të personave të tjerë. Ende nuk ka përfunduar ekspertiza shkencore për shkaqet e plota të zjarrit.

Nga ana tjetër, katër persona: Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna, janë proceduar për shkelje të rregullave të mbrojtjes nga zjarri. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 24 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:37

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet të mos ketë reshje shiu. Temperaturat e ajr...

07:21

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI