Flash

BE kërkon ekspertë bërthamorë në bisedimet për paqe me Teheranin

Lapsi.al 24 April 2026
BE kërkon ekspertë bërthamorë në bisedimet për

Shefja e diplomacisë europiane, Kaia Kallas ka theksuar nevojën që ekspertët bërthamorë të përfshihen drejtpërdrejt në bisedimet me Irani, duke paralajmëruar për rrezikun e një marrëveshjeje të dobët në të kundërt.

Sipas saj, nëse negociatat kufizohen vetëm në aspektin politik dhe nuk mbështeten nga ekspertiza teknike, rezultati mund të jetë më i dobët se JCPOA – marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nga e cila Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në vitin 2018.

Kallas theksoi se një marrëveshje efektive duhet të trajtojë jo vetëm programin bërthamor, por edhe çështje të tjera të sigurisë rajonale. Ajo përmendi programet raketore të Teheranit, mbështetjen për grupet e armatosura dhe kërcënimet hibride, përfshirë sulmet kibernetike ndaj Europës.

“Nëse këto elemente nuk vendosen në tryezë, rrezikojmë të përballemi me një Iran edhe më të rrezikshëm,” deklaroi ajo. Komentet e saj vijnë në prag të një samiti informal të liderëve të Bashkimi Europian në Qipro, ku pritet të diskutohen zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe mundësitë për rifillimin e negociatave me Teheranin.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 24 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:37

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet të mos ketë reshje shiu. Temperaturat e ajr...

07:21

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI