Flash

Shisnin lëndë narkotike/ Gjykata lë në burg 14 persona, një tjetër në arrest shtëpie

Lapsi.al 24 April 2026
Shisnin lëndë narkotike/ Gjykata lë në burg 14 persona,

Gjykata e Tiranës la në burg 14 nga 15 personat e arrestuar, në kuadër të një grupi që shiste lëndë narkotike. Gjykata liroi nga qelia me masën “arrest shtëpie” vetëm Ilir Barutin, për shkak të moshës si dhe problemeve shëndetësore.

Në “arrest me burg” u lanë Arsen Shahollari, Visar Alla, Xhemal Gjoka (Boja), Jurgent Ibrahimi, Ermond Osmani, Aljon Çezma, Abdulla Gega, Klevin Nika, Albi Çela, Saimir Duraj, Edison Mera, Eris Hoxha, Emra Idrizi dhe Glerjan Hoxhalli.

Pavarësisht se avokatët kërkuan masë më të butë sigurie për ta, kjo nuk u mor parasysh nga ana e gjykatës pasi shumica e tyre u kapën në kushtet e flagrancës me sasi lëndësh narkotike.

Arrestimi i tyre u krye nga policia me urdhër të prokurorisë së kryeqytetit, për shitje të lëndë narkotike të llojeve te ndryshme në disa zona të Tiranës. Në total gjykata penale firmosi 31 masa sigurie, por vetëm 15 prej tyre u ekzekutuar, 16 persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 60 kg e 300 gramë Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 24 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:37

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI