Flash

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

Lapsi.al 24 April 2026
Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në

Policia e Sarandës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili u kap duke lëvizur me automjet i armatosur.

Bazuar në informacione operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin e dyshuar, D. Z.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Një 35-vjeçar është paraqitur në Spitalin e Traumës për mjekim, pasi kishte plagë me armë zjarri. I riu nga Kurbini ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nu...

11:39

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI