Flash

Hetimet për sulmin gjatë darkës me korrespondentët, dyshohet se objektivi ishte Trump

Lapsi.al 27 April 2026
Hetimet për sulmin gjatë darkës me korrespondentët, dyshohet

vijojnë hetimet për të shtënat e ndodhura gjatë Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku dyshohet se objektiv i sulmit ka qenë presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të administratës së tij.

Prokurori i përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche, deklaroi për NBC News se “gjetjet paraprake” sugjerojnë se i dyshuari kishte në shënjestër figura të larta të administratës amerikane, përfshirë presidentin, por theksoi se hetimet janë ende në fazë fillestare.

Sipas autoriteteve, motivi i sulmit mbetet i paqartë dhe i dyshuari nuk po bashkëpunon me hetuesit. Ai pritet të dalë në gjykatë federale me akuza për sulm ndaj një oficeri federal, përdorim të armës së zjarrit dhe tentativë vrasjeje.

Hetuesit po verifikojnë lëvizjet e tij, përfshirë udhëtimin nga Los Angeles në Uashington DC përpara ngjarjes, si dhe qëndrimin në hotelin ku u zhvillua aktiviteti.

Ngjarja ndodhi gjatë darkës vjetore të korrespondentëve në Uashington DC, ku presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë u evakuuan menjëherë nga shërbimi sekret pas të shtënave. Autoritetet konfirmojnë se i dyshuari është arrestuar dhe hetimet po vijojnë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI