Flash

Trump zgjat armëpushimin ndaj Iranit dhe bllokimin e Hormuzit

Lapsi.al 21 April 2026
Trump zgjat armëpushimin ndaj Iranit dhe bllokimin e Hormuzit

Donald Trump njoftoi se po zgjaste armëpushimin me Iranin, ndërsa në të njëjtën kohë urdhëroi forcat e armatosura amerikane të vazhdonin bllokadën detare, duke ruajtur gatishmëri të plotë operacionale.

Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan pretendoi se qeveria e Iranit është në një gjendje "fragmentimi" dhe zbuloi se vendimi për të pezulluar veprimet ofensive u mor me kërkesë të Pakistanit.

Ai deklaroi se kërkesa u bë nga shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir dhe kryeministri Shahbaz Sharif, me qëllim që t’i jepej Teheranit kohë për të formuluar një “propozim të unifikuar” për negociatat.

"Unë kam udhëzuar ushtrinë tonë të vazhdojë bllokadën dhe, në aspekte të tjera, të mbetet e gatshme dhe në forcë", vuri në dukje Trump, duke shtuar se armëpushimi do të mbetet në fuqi derisa të paraqitet propozimi iranian dhe bisedimet të përfundojnë "në një mënyrë ose në një tjetër". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dëborë në zonat malore të Kukësit

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke zbardhur fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të...

15:30

Pak orë shi përmbytin Lezhën

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin e Lezhës gjatë orëve të fundit krijuan probleme në disa zona urbane, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e qyt...

20:15

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI