Flash

Incidenti/ Humbin jetën 2 anëtarë të CIA-s në Meksikë

Lapsi.al 21 April 2026
Incidenti/ Humbin jetën 2 anëtarë të CIA-s në

Dy zyrtarë të ambasadës amerikane që punonin për CIA-n humbën jetën në një aksident me makinë në Meksikën veriore. Ata ishin pjesë e rolit të agjencisë në luftën ndaj trafikut të drogës. Aksidenti, i cili ndodhi të dielën në shtetin e Chihuahua dhe mori jetën edhe të dy zyrtarëve të tjerë meksikanë. Presidentja e vendit Claudia Sheinbaum deklaroi se kanë nisur hetimet nëse përfshirja e amerikanëve shkelte ligjet e sigurisë kombëtare të vendit.

Të 4 personat po ktheheshin nga një takim me zyrtarë meksikanë, si pjesë e një operacioni për të çmontuar një laborator droge në një zonë të largët. Prokurori i Përgjithshëm i Chihuahua, Cesar Jauregui Moreno, tha se amerikanët nuk ishin të përfshirë drejtpërdrejt në operacionin kundër laboratorit, të cilin ai e quajti "ndoshta një nga më të mëdhenjtë e zbuluar ndonjëherë". Sipas autoriteteve meksikane, automjeti doli nga rruga, ra në një përrua dhe shpërtheu në flakë.

Incidenti vjen në një kohë kur Donald Trump po ushtron presion në rritje ndaj Meksikës për të ndërmarrë veprime më vendimtare kundër karteleve. CIA ka rritur aktivitetin e saj në luftën kundër drogës si në Meksikë ashtu edhe në vende të tjera të Amerikës Latine. Edhe pse Trump ka kërcënuar herë pas here se do të ndërmarrë veprime të njëanshme kundër karteleve në tokën meksikane, CIA dhe agjenci të tjera federale deri më tani kanë këmbëngulur në bashkëpunimin me autoritetet meksikane.

Nën drejtimin e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, agjencia ka marrë një rol më aktiv në operacionet kundër narkotikëve, një pikë kyçe e politikës së Trump. Zyrtarët amerikanë thonë se CIA ka rritur shkëmbimin e inteligjencës me njësitë meksikane të zbatimit të ligjit kundër drogës, ka rritur trajnimin për forcat lokale dhe ka ngritur dronë mbi Meksikë për të gjurmuar udhëheqësit e karteleve dhe laboratorët e drogës.

Informacioni i dhënë nga CIA në shkurt rezultoi vendimtar në gjetjen e Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i njohur si "El Mencho", një nga bosët më të kërkuar të drogës në botë. Udhëheqësi i kartelit "Gjenerata e Re e Jaliscos" u vra gjatë operacionit nga autoritetet meksikane, në atë që konsiderohet si një nga goditjet më të rëndësishme kundër krimit të organizuar në vitet e fundit.

Rasti nxjerr në pah rolin gjithnjë e më aktiv të SHBA në luftën kundër drogës në Amerikën Latine, si pjesë e strategjisë së administratës Trump. Përveç Meksikës, forcat ushtarake amerikane kanë sulmuar dhe fundosur dhjetëra motoskafe në Karaibe dhe Paqësorin lindor, të cilat, sipas Uashingtonit, u përdorën për trafik droge, gjë që ka sjellë të paktën 180 të vrarë.

Këto operacione kanë provokuar reagime ndërkombëtare, me kritikët që flasin për shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar me operacione të përbashkëta me vende si Ekuadori, dhe në fillim të janarit kryen një operacion me rrezik të lartë për të arrestuar Nicolas Maduron, i cili u transferua në Nju Jork për t'u përballur me akuzat për trafik droge.

Megjithatë, përfshirja e SHBA-së brenda Meksikës mbetet një çështje shumë e ndjeshme politike, për shkak të tensioneve historike dhe perceptimeve për shkelje të sovranitetit kombëtar. Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se do të kërkonte një shpjegim pas aksidentit në Chihuahua, duke vënë në dukje se kabineti i sigurisë së vendit nuk ishte informuar, siç kërkohej, për bashkëpunimin midis SHBA-së dhe autoriteteve lokale.

“Nuk ka operacione të përbashkëta në tokë ose në ajër midis Meksikës dhe SHBA-së”, sqaroi ajo, duke theksuar se bashkëpunimi është i kufizuar në shkëmbimin e informacionit brenda një kuadri ligjor “të përcaktuar qartë”.

Nga ana e tij, prokurori i përgjithshëm i Chihuahua, Cesar Jauregui Moreno, sqaroi se presidenca nuk ishte e informuar, pasi në operacion ishin përfshirë ekskluzivisht agjentë meksikanë, rreth 40 në total, në një operacion që ishte planifikuar prej 3 muajsh. Sipas tij, zyrtarët amerikanë u gjetën "8 deri në 9 orë" larg vendit të operacionit, ku ofruan trajnime, dhe më pas u takuan me drejtues të agjencisë hetimore të shtetit, të cilët morën pjesë në bastisje. Aksidenti ndodhi disa orë më vonë. /WSJ, LAPSI.al

Të këshilluara

Dëborë në zonat malore të Kukësit

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke zbardhur fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të...

15:30

Pak orë shi përmbytin Lezhën

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin e Lezhës gjatë orëve të fundit krijuan probleme në disa zona urbane, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e qyt...

20:15

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI