Flash

Dëborë në zonat malore të Kukësit

Lapsi.al 21 April 2026
Dëborë në zonat malore të Kukësit

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke zbardhur fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë orëve të fundit.

Pamjet nga këto zona tregojnë një rikthim të papritur të dimrit, ku trashësia e borës në disa vende ka arritur disa centimetra.

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet vendore, deri në këto momente nuk raportohen problematika apo vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Rrugët kryesore mbeten të kalueshme, ndërsa strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se reshjet vijojnë me intensitet më të lartë.

Megjithatë, reshjet e borës në këtë periudhë konsiderohen të pazakonta, pasi ndodhemi në mes të stinës së pranverës. Aktualisht, shumë pemë frutore ndodhen në fazën e lulëzimit, çka i bën ato të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta dhe ngricave të mundshme.

Ekspertët e bujqësisë paralajmërojnë se një ulje e mëtejshme e temperaturave mund të ndikojë negativisht në prodhimin e këtij sezoni.

Nga ana tjetër, fermerët në zonë kanë nisur edhe mbjelljen e kulturave bujqësore, përfshirë pataten.

Sipas specialistëve, deri në këto momente nuk raportohen dëme të konsiderueshme në këtë kulturë, por situata mbetet për t’u monitoruar në vazhdimësi, pasi kushtet atmosferike mund të ndikojnë në zhvillimin normal të bimëve.

Të këshilluara

Pak orë shi përmbytin Lezhën

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin e Lezhës gjatë orëve të fundit krijuan probleme në disa zona urbane, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e qyt...

20:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI