Flash

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet autori i krimit makabër

Lapsi.al 21 April 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë,

Policia në Podgoricë ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi qytetin, Vehad Murić (25 vjeç).

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve, i riu nga Rozhaja u lokalizua dhe u vu në pranga pas një operacioni të gjerë policor, të zhvilluar nga strukturat e sigurisë në veri dhe qendër të vendit. Arrestimi u krye në një zonë të hapur në qendër të qytetit të Rozhajës, pas një sërë veprimesh operative dhe taktike.

Murić dyshohet se një natë më parë, në lagjen Stari Aerodrom të Podgoricës, ka vrarë me armë të ftohtë tre persona: vëllezërit Denis Hoti dhe Nezrin Hoti, si dhe Kenan Miraljemović, shtetas i Serbisë nga Novi Pazari.

Autoritetet bëjnë me dije se ndaj tij rëndon akuza për “vrasje të rëndë”, ndërsa pritet që, së bashku me kallëzimin penal, të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë për vijimin e procedurave.

Policia thekson se, në këtë fazë të hetimeve, janë mbledhur prova të mjaftueshme që e identifikojnë Murić si autor të drejtpërdrejtë të krimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. /LAPSI.al

Të këshilluara

Dëborë në zonat malore të Kukësit

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke zbardhur fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të...

15:30

Pak orë shi përmbytin Lezhën

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin e Lezhës gjatë orëve të fundit krijuan probleme në disa zona urbane, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e qyt...

20:15

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI