Flash

Paralajmërimet e SHBA për sulme nga Irani/ Opozita: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Lapsi.al 2 April 2026
Paralajmërimet e SHBA për sulme nga Irani/ Opozita: Të mblidhet

Opozita ka ngritur në Kuvend shqetësimin pas deklaratës së ambasadës amerikane për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin. Deputeti i PD, Tritan Shehu bëri thirrje që Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në përgjigje ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha deklaroi se situata në Shqipëri është e sigurt dhe nuk ka vend për panik. Hoxha tha se janë në kontakt me të gjithë partnerët, përfshirë edhe me NATO-n.

“Nuk mund ta kalojmë me mendje lehtësi, ashtu siç ishte një reagim i qeverisë. Sot Rama duhet të referojë para Kuvendit, të dëgjojë pyetjet e deputetëve shqiptarë në lidhje me këtë çështje, për të sqaruar këtë parlament, çfarë po ndodh, çfarë masash janë marrë. Nuk po shoh reagim as nga qeveria, as nga presidenca për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. E konsideroj serioz njoftimin e ambasadës amerikane në lidhje me pasigurinë në territorin shqiptar. Ishte serioz dhe tregon për diçka të rëndësishme që ne si deputetë duhet ta marrim në konsideratë. Nuk mund ta kalojë qeveria duke thënë se ishte hamendësim", tha Shehu.

Gjithashtu edhe deputeti i Partise Demokratike, Gazmend Bardhi theksoi në fjalën e tij:

“Së pari, çështjet e sigurisë kombëtare nuk janë çështje kafenesh, janë çështje të Kuvendit të Shqipërisë. Sigurisht për të mos e përdorur për politikë dhe për të mos ngjallur asnjë shqetësim te qytetarët shqiptarë, ne nuk kemi asnjë informacion mbi çështjet që kishte njoftimi i Ambasadës së SHBA-ve.

Një qeveri që nuk arrin dot me radarë që nuk kontrollon tonelata nafte që hyjnë kontrabandë në Shqipëri. Një qeveri që nuk ka kapur asnjë gram kokainë edhe pse i kalon para syve. Një qeveri që nuk pa 98% të sipërfaqeve të lira të mbjella me kanabis sigurisht që nuk mund të jetë e besueshme. Përpjekjet për të diskretituar informacionin zyrtar të SHBA-ve si hamendësim, e bëjnë Shqipërinë qesharake në rastin më të mirë. Në rastin më të keq jep mesazhin që qeveria shqiptare nuk ka bashkëpunim me partnerin strategjik në fushën e sigurisë.

Mesazhi politik që dha dje Edi Rama, është që shqiptarët nuk duhet t’i besojnë SHBA-ve për çështjet e sigurisë dhe nuk duhet t’i kushtojnë vëmendje njoftimeve të tyre. Një tentativë për të diskredituar SHBA-në. Ne kërkojmë që Kryeministri të paraqitet menjëherë në seancën plenare.

Pse e cilësoi hamendësim paralajmërimin e SHBA-ve për synimet me vullnet të keq të Iranit në raport me Shqipërinë? A ka koordinim me partnerët ndërkombëtarë për çështjen? Çfarë masash parandaluese janë marrë dhe cilat janë masat e parashikuara në këtë çështje? Ju kujtoj që Kryeministri dhe ministrat e kanë për detyrë të shfaqen në seancë plenare kur thirren nga deputetët”, tha Bardhi.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 2 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:20

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI