Flash

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë godet Indonezinë, një viktimë

Lapsi.al 2 April 2026
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë godet

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 ballë goditi brigjet e Indonesisë lindore mëngjesin e së enjtes, duke shkaktuar panik te banorët, dëme materiale dhe humbjen e jetës së një personi.

Lëkundja sizmike u regjistrua në Detin Moluccas, në një thellësi prej rreth 35 kilometrash, sipas United States Geological Survey. Pas tërmetit, autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami, pasi u raportuan valë deri në 75 centimetra në disa zona, por alarmi u hoq më vonë.

Në qytetin Manado, banorët dolën me vrap nga shtëpitë dhe ndërtesat në panik. Një grua 58-vjeçare, Siti Rohayati, rrëfeu momentet e frikshme kur tërmeti goditi gjatë mëngjesit.

“Nuk dija çfarë të bëja. Po përpiqesha vetëm të shpëtoja familjen time”, tha ajo, duke shtuar se prioriteti i saj ishte siguria e fëmijëve.

Sipas autoriteteve të kërkim-shpëtimit, një person humbi jetën pasi një ndërtesë u shemb në Manado, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Ekipet emergjente janë në terren dhe po verifikojnë raportet për të lënduar të tjerë.

Pas tërmetit kryesor, zona u godit nga dhjetëra lëkundje pasuese, njëra prej të cilave arriti magnitudën 5.9 ballë. Autoritetet në Jakarta konfirmuan se aktiviteti sizmik mbetet i lartë.

Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor paralajmëroi fillimisht për rrezik valësh të rrezikshme deri në 1,000 kilometra nga epiqendra, duke përfshirë brigjet e Indonezisë, Filipineve dhe Malajzisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 2 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:20

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI