Flash

Mbante armë zjarri dhe municion luftarak pa leje, arrestohet 66-vjeçari në Berat

Lapsi.al 2 April 2026
Mbante armë zjarri dhe municion luftarak pa leje, arrestohet

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, shtetasi B. T mbante në magazinë një pushkë, një çifte dhe municion luftarak, të cilat i posedonte pa leje.

Njoftimi i policisë:

Mbante armë zjarri, armë gjahu dhe municion luftarak pa leje në magazinë, vihet në pranga 1 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat goditën një rast të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak.

Si rezultat i veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. T., 66 vjeç, banues në fshatin Galinë, Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në magazinën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri (pushkë), 1 armë gjuetie (çifte), si dhe municion luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 2 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:20

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI