Flash

Përplasjet Rusi-Ukrainë/ Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës

Lapsi.al 29 March 2026
Përplasjet Rusi-Ukrainë/ Goditet sërish terminali kyç i

Një terminal i madh rus për eksporte të naftës është goditur sërish nga dronët, kanë konfirmuar zyrtarët lokalë, teksa Ukraina pretendon se sulmet e saj e kanë kufizuar rëndë kapacitetin e Rusisë për të përfituar nga rritja globale e çmimeve të energjisë.

Qendra Ust-Luga, në brigjet jugore të Gjirit të Finlandës, afër Shën Petersburgut, është dëmtuar dhe i është vënë flaka në sulmet e 29 marsit, ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Aleksandr Drozdenko.

Ai nuk e ka identifikuar vendin prej nga është nisur droni dhe Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë, mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se Ukraina ka nisur më shumë se 345 dronë përgjatë natës në drejtim të Rusisë.

Kjo është të paktën hera e dytë që Ust-Luga është goditur brenda ditësh. Imazhet satelitore të 27 marsit tregojnë tym dhe flakë duke dalë prej qendrës.

Primorsk, një tjetër terminal i madh për eksporte në brigjet veriore të gjirit, është goditur po ashtu një javë më parë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është në një udhëtim në Lindje të Mesme – dhe po bën përpjekje për t’i çuar përpara kapacitetet e Kievit për luftërat me dronë – ka thënë më 28 mars se rreth 40 për qind e kapaciteteve të eksportit në Ust Luga është goditur rëndë.

Ai ka thënë se Ukraina do të ndalojë së shënjestruari objektet ruse nëse Moska nuk e godet më infrastrukturën ukrainase të energjisë, e cila është dëmtuar goxha shumë në dimër.

Me qasje në Detin Baltik, Primorsk dhe Ust-Luga janë dy prej terminaleve më të mëdha për eksportim të naftës ruse në tregjet perëndimore. Javën e kaluar, Reuters ka raportuar se fushata ukrainase mund të ketë vënë jashtë funksionit 40 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të eksportit rus.

Edhe gazsjellësi i madh Druzhba, që kalon nëpër territorin ukrainas, nuk ka qenë në punë që disa muaj.

“Ky është kërcënimi më serioz për eksportet e naftës ruse dhe produkteve ruse prej nisjes së luftës”, ka thënë analisti i energjisë, Boris Aronshtein.

Rusia, në anën tjetër, ka vazhduar të sulmojë Ukrainën, duke nisur më shumë se 400 dronë dhe raketa në qendra të ndryshme të shtetit, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.

Dhjetëra persona janë plagosur në rajonin Harkiv, sipas autoriteteve. Në rajonin e Odesas, dronët e kanë goditur një objekt të energjisë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë qyteza të afërta, sipas ekipeve të emergjencës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI