Flash

Zgjedhjet për kreun e partisë, Partia Demokratike nxjerr udhëzimet

Lapsi.al 28 March 2026
Zgjedhjet për kreun e partisë, Partia Demokratike nxjerr

Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e saj në strukturat e degëve dhe në qendër. Sot, PD-ja ka publikuar udhëzimet për procesin zgjedhor dhe organizativ të brendshëm. Sipas dokumentit, në maj të këtij viti përfundon mandati katërvjeçar i organeve drejtuese të partisë. Kjo e bën të domosdoshëm rinovimin e tyre përmes një procesi statutor, të rregullt dhe transparent.

Në këtë kuadër, është vendosur që zgjedhjet të zhvillohen në të gjitha degët dhe nivelet e strukturës së Partisë Demokratike deri më 30 prill 2026. Këtu përfshihen postet nga kryetarët e seksioneve deri te drejtuesit e degëve dhe kryesitë përkatëse. Në udhëzim nënvizohet se procesi duhet të zhvillohet në përputhje me Statutin e partisë.

Ky zhvillim vjen në një moment të tensionuar politik. Partia Demokratike po përgatitet edhe për procesin e saj të brendshëm elektoral, ndërsa prej disa muajsh zhvillon protesta të vazhdueshme kundër qeverisë, duke denoncuar skandale korruptive, veçanërisht ato që lidhen me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku dhe çështjen e AKSHI-t. Paralelisht me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të reja.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI