Flash

Rritja e çmimit të naftës, Rama justifikohet: Ka ndikuar lufta në Iran

Lapsi.al 28 March 2026
Rritja e çmimit të naftës, Rama justifikohet: Ka ndikuar lufta

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë pasdite në Asamblenë e Partisë Socialiste, në Njësinë 2, Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama u justifikua duke thënë se lufta në Iran ka ndikuar në rritjen e çmimeve të karburanteve. Si reagim të qeverisë ai përmendi ngritjen e Bordit të Transparencës, i cili së fundmi vendosi të rriste çmimin e naftës në 218 lekë për litër.

“Mësuam besoj që ekonomia nuk është thjesht e lidhur me çfarë bëjmë ne këtu, por edhe me çfarë ndodh edhe larg nesh. E mësuam këtë ne pandeminë, me luftën në Ukrainë dhe po e shikojmë prapë me naftën që po ndikohet nga lufta në Iran. Nga ana tjetër kemi mësuar që ne nuk rrimë me duarkryq dhe të themi se shiko se kjo është situata. Sepse qoftë me pandeminë apo tërmetin që ndodhi, qoftë me luftën në Ukrainë, ne kemi bërë reagime që kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet. Për naftën po përgatitemi për një ndryshim të madh.

Edhe me naftën e keni parë që me Bordin e Transparencës kemi menaxhuar çmimi, do i vinte koha, duhet të krijoheshin disa kushte që të futej edhe shteti në këtë treg, jo se ne s’donim ta bënim. Dhe shteti duke u futur e para të garantojë rezervat për çdo rast se bota është shumë e madhe dhe shpesh rrotullohet në drejtimin e gabuar.

Ne po përgatitemi të futemi në treg me komponent shtetëror, por edhe të fusim disa risi që kanë të bëjnë me kapacitete të reja teknologjike, qoftë me markimin e naftës, që për pak del produkti i parë i kompanisë publike që kemi bërë me Emiratet e Bashkuara, për të markuar naftën dhe për të bërë të pamundur shmangien nga detyrimi fiskal si rezultat i markuesit të ri, sepse markuesi i vjetër që gjetëm nga ai famëkeqi i paraardhësve ishte lehtësisht i manipulueshëm dhe duke e gjurmuar naftën tranzit që është një nga burimet e kontrabandës. Me këto do rrisim të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do garantojmë cilësinë dhe çmim të arsyeshëm të naftës”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI