Flash

Të rinjtë s'pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk arrin të rikuperohet

Lapsi.al 28 March 2026
Të rinjtë s'pinë më alkool, konsumi në bare dhe

Baret dhe restorantet po ndiejnë si pasojat e ndryshimit të sjelljes së konsumatorëve ashtu dhe reduktimin e popullatës, por edhe turistët më të pakët. Për muajt janar-shkurt, sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, konsumi është 20% më pak. Në muajt janar–shkurt 2026, konsumi në bare dhe restorante ka shënuar rënie të ndjeshme, deri në rreth 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, kjo ulje lidhet me një kombinim faktorësh: mungesë konsumatorësh në qytete, ofertë të njëjtë në treg, çmime të larta në disa nga restorantet më të njohura të Tiranës ku çmimi ka arritur deri në 4,000 lekë për person, si dhe bllokimet infrastrukturore në Juglindje për shkak të bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas që kanë penguar furnizimin dhe lëvizjen e klientëve.

“Në bare, kërkesa për kafe ka rënë ndjeshëm, duke ndikuar në hyrjen e produkteve më të lira dhe me cilësi më të ulët, pasi konsumatorët kryesisht pensionistë, kërkojnë çmime të përballueshme”, nënvizon z. Jahja.

Rënie frekuentimesh në këtë periudhë ka pasur edhe për jetën e natës.

Kleantino Goga, kryetari i Shoqatës së Bartendërve, pohon se aktualisht për periudhën janar-shkurt kërkesa për pije alkoolike në bare është e ulët. Z. Goga thotë se te kërkesa po ndikojnë ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve, përfshirë ata të rinj, por edhe fasha e konsumatorit mbi 40 vjeç. “Të rinjtë frekuentues të jetës së natës, prej vitesh tashmë nuk konsumojnë pije alkoolike.

Më tepër parapëlqehen pije spumante dhe pa alkool. Ndërsa grupmosha mbi 40 vjeç nuk frekuentojnë baret apo edhe klubet e natës, më tepër frekuentojnë birraritë e lagjeve”.

Ai nënvizon se operatorët parashikojnë që kërkesa të rigjallërohet gjatë muajit maj, me fillimin e sezonit turistik. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet problem për industrinë. Përfaqësues të industrisë shprehen se situata është rezultat i brezit të ri që refuzon të punojë në sektorin e shërbimit, duke ndikuar më tej në hendekun e burimeve njerëzore

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI