Flash

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

Lapsi.al 23 March 2026
Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët,

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm për pensionistët. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se numri mesatar i të punësuarve ishte 4,886 persona më i ulët se në vitin 2024, me rënie -0.4%.

Sipas të dhënave, rritja e vetme pozitive në të gjithë strukturën e punësimit vjen nga kategoria mbi 64 vjeç, e cila ka pësuar zgjerim me 8.7%, duke shtuar mbi 10 mijë persona të moshuar në radhët e të punësuarve brenda një viti. Ky trend ka zhvillime krejt të kundërta me grup-moshat e tjera, ku numri i të punësuarve 15-64 vjeç ka pësuar një tkurrje me 15,298 persona në krahasim me 2024.

Nëse pensionistët nuk do të përfshiheshin në raportim shifrat e punësimit total do të shënonin një rënie shumë të fortë.

Kjo zhvendosje demografike tregon se struktura e popullsisë po plaket me ritme të shpejta, duke detyruar tregun të adaptohet me forcën e punës që ka në dispozicion. Ndërsa të rinjtë e moshës 15-29 vjeç po zhduken nga radhët e të punësuarve me një rënie vjetore prej 4.3% në 2025 për shkak të uljes së lindjeve dhe emigracionit të lartë, pensionistët po kthehen në rezervën e fundit ku biznesmenët mund të gjejnë staf.

Rritja e punësimit te pensionistët, ndonëse po shërben si një frymëmarrje artificiale për tregun e punës, fsheh pas pasojat e rënda që do të vijnë për skemën e sigurimeve shoqërore dhe qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve po shtrembërohet në mënyrë të rrezikshme, teksa forca aktive 15-64 vjeç po tkurret me mbi 18 mijë persona në vit, barra për të mbajtur sistemin po bie mbi një bazë gjithnjë e më të vogël të rinjsh.

Në planin afatshkurtër, punësimi i moshës mbi 64 vjeç duket si një ndihmë për arkën e shtetit, pasi këta individë vazhdojnë të paguajnë kontribute ndërsa marrin pension. Megjithatë, kjo zgjidhje ku brezi i vjetër po punon për të financuar veten, për shkak të mungesës së zëvendësimit nga forca e re e punës që po emigron nuk ofron siguri në afat më të gjatë.

Mbështetja tek pensionistët për të plotësuar vendet e punës që lënë të rinjtë po tregon se ekonomia po përshtatet me rënien, jo me rritjen. Presioni mbi buxhetin e shtetit do të rritet, duke detyruar ose rritjen e mëtejshme të moshës së daljes në pension, ose rritjen e taksave mbi ata pak të rinj që mbeten në vend./ Monitor

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI