Flash

Goditet banda e “skifterëve” shqiptarë në Torino

Lapsi.al 21 March 2026
Goditet banda e “skifterëve” shqiptarë në Torino

Një operacion policor në Torino ka çuar në arrestimin e një 42-vjeçari shqiptar, i dyshuar si pjesë e një bande grabitësish të njohur si “skifterë”, të përfshirë në vjedhje të përsëritura në zonë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, më 21 mars, kur efektivët e policisë së UPGSP-së, gjatë patrullimit në Via Sospello, vunë re një person që përdorte elektrik dore për të kontrolluar pjesën e sipërme të një dere, duke ngjallur dyshime.

Pasi mbërritën në ndërtesë, oficerët kryen një kontroll të brendshëm dhe, teksa iu afruan një prej dyerve, dëgjuan zhurma që vinin nga brenda. Pak çaste më vonë, tre persona dolën me shpejtësi dhe u larguan në drejtime të ndryshme, duke hedhur sende gjatë arratisjes.

Falë reagimit të menjëhershëm, policia arriti të ndalojë 42-vjeçarin shqiptar, ndërsa u konstatua se autorët kishin hyrë në bodrume duke thyer drynat me forcë. Gjatë kontrollit në zonën ku kaluan dy prej të dyshuarve, përfshirë edhe të arrestuarin, u gjet një pistoletë e raportuar e vjedhur më herët, me një fishek në karikator. Po ashtu, u sekuestrua një çantë me sende me vlerë, si unaza, byzylykë, varëse dhe ora, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Nga kontrolli personal, 42-vjeçarit iu gjetën edhe 740 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga vjedhjet. Policia vijon kërkimet për dy bashkëpunëtorët e tjerë, ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të grupit.

Të këshilluara

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Lirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Nga hetimet paraprake ka dyshime se nuk ka lidhje me 2 magazinat e kanabisit qe u zbuluan ne Peqin, hetime...

10:35

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI