Flash

Po bënte foto, 69-vjeçarja rrëzohet nga muri rrethues i Kalasë së Beratit

Lapsi.al 21 March 2026
Po bënte foto, 69-vjeçarja rrëzohet nga muri rrethues i

Ngjarja ndodhi teksa 69-vjeçarja ndodhej së bashku me familjen e saj në qytetin e gurtë për vizitë turistike.

Por aksidentalisht është rrëzuar nga muri teksa përpiqej të bënte fotografi artistike.

Sipas policisë vendore, ajo ka shkarë nga muri rrethues i Kalasë së Beratit, duke rënë nga një lartësi.

Fatmirësisht, 69-vjeçarja ra mbi një pirg me shkurre e degë pishe dhe si pasojë e rrëzimit, mësohet se turistja ka thyer njërën këmbë dhe ka marrë lëndime të shumta në trup.

Ajo u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Lirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Nga hetimet paraprake ka dyshime se nuk ka lidhje me 2 magazinat e kanabisit qe u zbuluan ne Peqin, hetime...

10:35

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI