Flash

Harry Styles thyen rekord me albumin e ri

Lapsi.al 20 March 2026
Harry Styles thyen rekord me albumin e ri

Harry Styles, ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke thyer rekord personal me javën më të suksesshme të shitjeve deri më sot. Albumi i tij i katërt, “Kiss All the Time. Disco Occasionally”, është renditur në vendin e parë në listat muzikore në mbarë botën.

Sipas të dhënave, këngëtari ka shitur mbi një milion kopje të albumit brenda javës së parë, duke shënuar shitjet më të larta për një artist mashkull në gati një dekadë.

Albumi debutoi në vendin e parë në listën Billboard 200 në SHBA, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku Styles arriti një sukses të dyfishtë me këngën e tij “American Girls”, që gjithashtu kryeson listat.

Në Britani, ai regjistroi 183 mijë kopje të shitura në javën e parë, duke tejkaluar ndjeshëm suksesin e albumit të tij të mëparshëm “Harry’s House”, i cili kishte shitur 113 mijë kopje në debutim. Albumi i ri ka shënuar gjithashtu shitjet më të larta të disqeve vinyl për një artist britanik në këtë shekull.

Styles festoi publikimin e albumit me një koncert special në arenën Co-op Live në Manchester, i cili u filmua për një projekt ekskluziv në Netflix. Ai gjithashtu u shfaq si prezantues dhe performues në Saturday Night Live.

Në vijim, këngëtari do të nisë një rezidencë koncertesh në shtatë qytete, përfshirë 30 shfaqje në Madison Square Garden dhe 12 net në Wembley Stadium.Në disa prej këtyre koncerteve, ai do të shoqërohet nga emra të njohur si Shania Twain, Robyn, Jorja Smith dhe Jamie xx.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Chuck Norris

Aktori dhe mjeshtri i arteve marciale Chuck Norris  ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. I lindur më 10 mars 1940 në Ryan, Oklahoma, Norris u bë fillimisht...

16:30

Gjykata pezullon çështjen ndaj Kevin Spacey

Tre burra që pretendonin se aktori Kevin Spacey i kishte sulmuar seksualisht, kanë arritur marrëveshje për paditë e tyre civile përpara se çështja të shkonte në...

15:17

Pas një pauze, Jay-Z rikthehet në skenë

Jay-Z ka konfirmuar rikthimin e tij në skenë, duke shënuar dy përvjetorë të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore. Kompania e tij, Roc Nation, njoftoi se a...

19:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI