Flash

Prangoset shqiptari në Itali, trafikonte 2.5 kg køkainë në makinë e tij

Lapsi.al 18 March 2026
Prangoset shqiptari në Itali, trafikonte 2.5 kg køkainë në

Karabinierët e Forlit në Itali arrestuan gjatë një operacioni antidroge një shqiptar të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës. Aksioni u krye mes zonave të Civita Castellana dhe provincës së Viterbos, ku u arrestuan dje dy persona, të cilëve iu gjet një sasi e konsiderueshme droge. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 50-vjeçar dhe një 31-vjeçar me origjinë pakistaneze. Ata u arrestuan me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike. Si provë materiale u sekuestrua sasia prej 2,5 kg kokainë që po transportohej me makinë.

Policia e Forlit kishte monitoruar lëvizjet e pakistanezit, i cili besohet se ishte i përfshirë në trafik droge, për njëfarë kohe. Pika e kthesës erdhi kur ai u pa duke takuar shqiptarin pesëdhjetë vjeçar. Të dy më pas u larguan me makinë së bashku, duke ngjallur më tej dyshimet e hetuesve. Të bindur se të dyshuarit sapo kishin grumbulluar drogë, karabinierët i ndoqën dhe i ndaluan pranë pikës së pagesës së autostradës Orte, në zonën e Viterbos, ndërsa po udhëtonin përgjatë autostradës E45 drejt Romagnas. Një kontroll i automjetit dhe i personave që ndodheshin në të gjeti 2.5 kilogramë kokainë, mbi 4,000 euro në para të gatshme dhe tre telefona celularë. I gjithë materiali u sekuestrua, përfshirë edhe makinën.

Dy personat e arrestuar u transferuan në burgun e Viterbos. Gjykatësi i gjykatës së Viterbos më pas konfirmoi arrestimet.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI