Flash

Autoriteti i Konkurrencës do të hapë hetim për tregun e sigurimeve

Lapsi.al 17 March 2026
Autoriteti i Konkurrencës do të hapë hetim për tregun e

Autoriteti i Konkurrencës pritet të hapë hetim për tregun e sigurimeve në vend. Duke iu përgjigjur insistimit të zëvendëskryetarit të Komisionit Kuvendor për Ekonominë, Financat dhe Punësimin, kryetari i Komisionit të Konkurrencës, Denar Biba tha se pritet që ky treg të jetë së shpejti objekt hetimi i këtij institucioni, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Megjithatë, çështja e sjellë shpesh në vëmendje nga Komisioni i Ekonomisë është funksionimi i Konkurrencës në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta.

Në projektrezolutën e përgatitur nga Komisioni Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat vitin e kaluar (projektrezolutë që sidoqoftë nuk u miratua nga Kuvendi), kërkohej që Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës, të hetojë me prioritet tregun e produkteve të sigurimit të detyrueshëm TPL dhe Karton Jeshil, me qëllim verifikimin e praktikave që kanë ndikuar në kufizimin e konkurrencës dhe në fiksimin e çmimeve për këto produkte. Hetimi duhet të përfshinte analizën e mënyrës së shkëmbimit të informacionit ndërmjet operatorëve të tregut, si dhe vlerësimin e ndikimit të tij në sjelljen tregtare dhe ekonomike të kompanive të sigurimit.

Projektrezoluta kërkonte gjithashtu që AMF të propozojë masa konkrete për rikthimin e konkurrencës së lirë në këtë treg dhe për forcimin e transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu, kërkohej që, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese, AMF të hetojë ekzistencën dhe funksionimin e subjekteve apo operatorëve të paligjshëm që ofrojnë algoritme ose platforma digjitale, përmes të cilave mundësohet koordinimi i çmimeve, ndarja e tregut dhe shpërndarja e të ardhurave sipas përqindjeve ndërmjet kompanive të sigurimit.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë në fillim të këtij viti për “Monitor”, AMF vlerësonte se tregjet e produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik shfaqin një nivel të pranueshëm të funksionimit të konkurrencës. AMF-ja shprehej se funksioni i konkurrencës për produktet TPL duhet kuptuar edhe në kontekstin e karakteristikave strukturore të këtyre produkteve të rregulluara. Sipas AMF-së, nga perspektiva mbikëqyrëse, pavarësisht standardizimit të produktit dhe natyrës së detyrueshme të sigurimit motorik, presioni konkurrues midis shoqërive ekziston dhe manifestohet.

Sidoqoftë, AMF-ja theksonte se vlerësimi përfundimtar mbi ekzistencën ose jo të problematikave të konkurrencës dhe mbi sjelljet potencialisht anti-konkurruese mbetet në kompetencën ekskluzive të Autoritetit të Konkurrencës, në përputhje me kuadrin ligjor përkatës.

Tregu i sigurimit TPL ka qenë edhe në të shkuarën objekt hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës, por problematikat e evidentuara në funksionimin e konkurrencës janë përcjellë për t’u adresuar në formën e rekomandimeve për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare./Monitor.al

Të këshilluara

Kuvendi nis punimet, PD bojkoton seancën

Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancë janë pjesëmarrës vetëm socialistët, ndërkohë që Opozita e ka bojkotuar Kuvendin, sipas lajmërimit të ...

10:27

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI