Flash

Ekstradohet drejt Italisë shqiptari i shumëkërkuar, i akuzuar për trafik køkaine

Lapsi.al 17 March 2026
Ekstradohet drejt Italisë shqiptari i shumëkërkuar, i akuzuar

Italia ka ekstraduar nga Spanja shqiptarin e shumëkërkuar për trafik kokaine, anëtar i fundit i organizatës së goditur një vit më parë në Cittadella dhe Padova.

Ai ishte arratisur drejt Barcelonës, ku fshihej prej vitit 2024, kur nisën hetimet dhe operacioni. Autoritetet kishin mundur të arrestonin 4 nga anëtarët e bandës, 3 shqiptarë dhe një rumun, por i pesti u kishte shpëtuar.

Pasi u gjurmua në Spanjë, ai u ekstradua së fundmi. Banda, me bazë midis Cittadella dhe Piazzola sul Brenta, kishte krijuar një biznes me klientë nga Padova, si dhe nga provincat fqinje të Vicencës dhe Trevizos. Hetimi filloi në vitin 2024 me arrestimet e para. Midis marsit dhe prillit, u arrestuan një banor italian në zonën e Trevisos dhe një shqiptar që jetonte në zonën e Vicencës.

Në tetor 2024, u arrestuan katër persona të tjerë: dy italianë, një boshnjak dhe një shtetas maroken. Përveç arrestimeve, policia sekuestroi gjithashtu 30 mijë euro në para të gatshme dhe një makinë të madhe. Gjatë një viti e gjysmë, banda kishte trafikuar pesë kilogramë kokainë, duke bërë mesatarisht 30 deri në 40 transaksione në ditë. Droga shitej për 80 deri në 100 euro për gram.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 17 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI