Flash

Shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles diagnostikohet me kancer të gjirit

Lapsi.al 17 March 2026
Shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles

Shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme. Lajmin e njoftoi presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se prognoza e Wiles është “e shkëlqyer” dhe se ajo do të vazhdojë të punojë në Shtëpinë e Bardhë.

“Forca dhe përkushtimi i saj për të vazhduar punën që e do dhe në të cilën është kaq e mirë, teksa i nënshtrohet trajtimit, thotë gjithçka që duhet të dish për të”, shkroi ai.

Presidenti amerikan nuk specifikoi se sa pritet të zgjasë trajtimi i Wiles, as nuk dha detaje të mëtejshme rreth diagnozës së saj. Megjithatë, ai tha se ajo “ka vendosur të përballet me këtë sfidë menjëherë, në vend që të presë”.

“Së shpejti do të jetë më mirë se kurrë!”shkroi Donald Trump.

“Susie Wiles është një shefe e shkëlqyer stafi, një person i shkëlqyer dhe një nga njerëzit më të fortë që njoh. Fatkeqësisht, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit në fazë të hershme dhe vendosi të përballet me këtë sfidë menjëherë, në vend që të priste.

Ajo ka një ekip mjekësor fantastik dhe prognoza është e shkëlqyer. Gjatë trajtimit të saj, ajo do të punojë pothuajse tërësisht nga Shtëpia e Bardhë, gjë që më bën mua, si presidente, shumë të lumtur.

Forca dhe përkushtimi i saj për të vazhduar të bëjë punën që e do – dhe që e bën kaq mirë – ndërsa i nënshtrohet trajtimit tregon gjithçka që duhet të dish për të.

Susie, si një nga këshilltaret e mia më të afërta dhe më të rëndësishme, është e përkushtuar fuqimisht dhe thellësisht për t’i shërbyer popullit amerikan. Së shpejti, gjërat do të jenë më mirë se kurrë.

Unë dhe Melania qëndrojmë pranë saj në çdo mënyrë dhe mezi presim të vazhdojmë të punojmë me të në shumë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme që po ndodhin në të mirë të vendit tonë”, shkroi Trump.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 17 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI