Flash

Ish-punonjësi fiton gjyqin ndaj Kanye West

Lapsi.al 12 March 2026
Ish-punonjësi fiton gjyqin ndaj Kanye West

Reperi Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye, është urdhëruar nga gjykata të paguajë 140 mijë dollarë, pas një padie që lidhet me vilën e tij shumë milionëshe në Malibu, California, raportojnë disa media.

Sipas Rolling Stone dhe NBC News, një juri në Los Angeles Superior Court e shpalli artistin 48-vjeçar përgjegjës të martën, më 10 mars.

Vendimi erdhi pas një gjyqi dyjavor, ku Tony Saxon pretendoi se nuk ishte paguar, ishte lënduar rëndë dhe ishte pushuar padrejtësisht nga puna gjatë kohës që punonte në vilën prej 57 milionë dollarësh të West në Malibu. Fillimisht Saxon kërkoi 1.7 milionë dollarë dëmshpërblim, por juria vendosi t’i japë vetëm 140 mijë dollarë, pa dëmshpërblime shtesë ndëshkuese.

Sipas dokumenteve të padisë civile, Saxon u punësua në shtator 2021 si menaxher projekti për pronën, por gjithashtu edhe si roje sigurie me kohë të plotë dhe kujdestar që jetonte në shtëpi, me një pagë prej 20 mijë dollarësh në javë.

Ai pretendon se reperi i kërkoi të qëndronte vazhdimisht në pronë. “Qëndro këtu tani. Nuk mund të largohesh,” thuhet se i ka thënë West, sipas dëshmisë së Saxon në gjykatë.

Saxon deklaroi se mori vetëm një pagesë prej 20 mijë dollarësh, ndërsa për pjesën tjetër të kohës ishte i detyruar të flinte në kushte të improvizuara, duke përdorur edhe pallton si batanije, ndërsa pretendon se ankesat e tij u injoruan.

Avokatët e Saxon argumentuan në gjykatë se reperi i detyrohet dhjetëra mijëra dollarë paga të papaguara dhe orë shtesë, si dhe se ai u pushua nga puna pasi pësoi dëmtime në shpinë dhe qafë gjatë punës.

Nga ana tjetër, avokatët e Kanye West deklaruan se dokumentet bankare tregojnë se Saxon është paguar 240 mijë dollarë për punën e tij dhe pretenduan se ai ka fabrikuar disa nga akuzat për dëmtimet.

Ndërkohë, përfaqësuesi i West, Milo Yiannopoulos, tha se juria dha dëmshpërblim vetëm për pretendimin e lëndimit gjatë punës dhe se ekipi i artistit do të vazhdojë me një çështje tjetër ligjore që lidhet me një pretendim financiar prej 1.8 milionë dollarësh mbi pronën në Malibu.

Avokatët e Saxon e quajtën vendimin një fitore për klientin e tyre, duke thënë se ai u përball në gjykatë me një nga figurave më të mëdha të industrisë së muzikës dhe qëndroi i palëkundur në pretendimet e tij.

Të këshilluara

Rikthehen në skenë The Pussycat Dolls

Grupi i njohur pop The Pussycat Dolls është rikthyer zyrtarisht — këtë herë si një trio. Anëtaret origjinale Nicole Scherzinger, Kimberly Wyatt dhe Ashley Ro...

15:23

Katherine Heigl rikthehet në tapetin e kuq

Katherine Heigl bëri një rikthim surprizë në tapetin e kuq pas dy vitesh mungesë nga eventet publike. Aktorja e serialit Grey's Anatomy mori pjesë të dielën ...

17:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI