Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Ndahet nga jeta aktori i “Pulp Fiction”, Stephen Hibbert

Lapsi.al 11 March 2026
Ndahet nga jeta aktori i “Pulp Fiction”, Stephen Hibbert

Aktori dhe shkrimtari Stephen Hibbert, i njohur më së shumti për rolin e The Gimp në filmin Pulp Fiction, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

Sipas TMZ, ai vdiq nga një atak në zemër në Denver, në shtetin e Colorado, të hënën.

Në një deklaratë për median, fëmijët e tij — Greg, Ronnie dhe Rosalind — thanë:

“Babai ynë, Stephen Hibbert, u nda nga jeta papritur këtë javë. Jeta e tij ishte e mbushur me dashuri dhe përkushtim ndaj artit dhe familjes. Do t’i mungojë shumë njerëzve.”

Hibbert ishte më i njohur për rolin e tij si The Gimp në filmin klasik të vitit 1994 Pulp Fiction, me regji të Quentin Tarantino dhe me protagonistë John Travolta, Samuel L. Jackson dhe Uma Thurman. Personazhi i tij nuk kishte asnjë dialog dhe ishte i mbuluar me një kostum lëkure, ndërsa pati një skenë të paharrueshme me personazhin e luajtur nga Bruce Willis.

I lindur në Fleetwood, England, Hibbert punoi edhe si shkrimtar për disa emisione televizive në vitet ’90, përfshirë Late Night with David Letterman, MADtv dhe Boy Meets World.

Në një intervistë në vitin 2024, Hibbert tregoi se u njoh me Quentin Tarantino në teatrin e improvizimit The Groundlings Theatre. Meqenëse personazhi i tij në film nuk kishte dialog dhe ishte i maskuar, ai tha se e fitoi rolin pa folur fare.

“Quentin dhe unë luajtëm një skenar ‘zot dhe skllav’ përpara drejtorit të kastit. Ai më jepte urdhra nëpër zyrë dhe unë përulesha. Dukej sikur gjithë jeta ime e punës më kishte përgatitur për një audicion të tillë,” kujtonte ai.

Hibbert tregoi gjithashtu se pas publikimit të filmit mori dhjetëra telefonata nga njerëz që donin ta takonin pas interpretimit të tij.

Të këshilluara

Katherine Heigl rikthehet në tapetin e kuq

Katherine Heigl bëri një rikthim surprizë në tapetin e kuq pas dy vitesh mungesë nga eventet publike. Aktorja e serialit Grey's Anatomy mori pjesë të dielën ...

17:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI