Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Rihanna largohet nga Beverly Hills pas sulmit në shtëpinë e saj

Lapsi.al 10 March 2026
Rihanna largohet nga Beverly Hills pas sulmit në shtëpinë e saj

Rihanna është larrguar nga Los Angeles pas një incidenti  në shtëpinë e saj në Beverly Hills, ku një grua e armatosur gjuajti drejt pronës së këngëtares.

Policia e Los Angeles reagoi ndaj thirrjeve për të shtënat rreth orës 13:15 të së dielës, dhe burimet thanë për Los Angeles Times se Rihanna ishte në shtëpi në atë moment, por fatmirësisht askush nuk u lëndua. Autoritetet arrestuan 35-vjeçaren Ivanna Lisette Ortiz, e cila  përdori një armë të tipit AR-15 dhe gjuajti nga një makinë drejt shtëpisë, duke depërtuar një plumb në murin e vilës.

Policia gjeti shpejt makinën e saj, një Tesla e bardhë, rreth 13 kilometra larg në qendrën tregtare Sherman Oaks Galleria, ku Ortiz u arrestua. LAPD njoftoi se gjatë kontrollit të automjetit u gjet një pushkë automatike dhe shtatë fishekë.

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna përballet me incidente në pronën e saj. Në vitin 2018, një person hyri në mënyrë të paligjshme në rezidencën e saj në Hollywood Hills pasi kapërceu gardhin.

Sipas prokurorisë së qarkut të Los Angeles, ai qëndroi brenda shtëpisë për rreth 12 orë para se të zbulohej nga një prej asistentëve të këngëtares. Më pas ai pranoi fajin për ndjekje dhe iu ndalua t’i afrohej artistes për 10 vjet.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Corey Parker

Aktori Corey Parker, i njohur për rolin e tij në serialin Will & Grace, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga ha...

18:43

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI