Flash

Jessica Alba dhe Joe Burrow në një romancë dashurie?

Lapsi.al 9 March 2026
Jessica Alba dhe Joe Burrow në një romancë dashurie?

Aktorja e njohur Jessica Alba dhe Joe Burrow, nuk janë në një lidhje romantike, pavarësisht spekulimeve që u përhapën pasi u fotografuan në të njëjtin event në Las Vegas, raportoi TMZ.

Sipas burimeve, dyshja ndodheshin në një grup më të madh miqsh gjatë hapjes së klubit privat Zero Bond Vegas në hotelin Wynn Las Vegas.

Edhe pse ishin ulur pranë njëri-tjetrit, nuk pati asnjë shenjë afërsie apo sjellje që të sugjeronte një marrëdhënie romantike.

Burimet theksuan se nuk u vu re asnjë (shfaqje publike e dashurisë) mes tyre dhe marrëdhënia duket të ketë qenë thjesht miqësore.

Në fakt, aktorja e filmit “Honey” vazhdon të jetë në një lidhje me aktorin Danny Ramirez. Ky i fundit konfirmoi indirekt se lidhja e tyre po shkon shumë mirë duke ndarë në Instagram një seri fotosh nga pushimet romantike të çiftit në Meksikë.

Dyshja janë përfolur si çift që nga maji i vitit 2025, kur u panë duke u puthur gjatë një shëtitjeje në Regent’s Park.

Nga ana tjetër, Joe Burrow raportohet se është aktualisht beqar. Ylli i NFL ishte në një lidhje afatgjatë me të dashurën e tij të kolegjit, Olivia Holzmacher, nga viti 2017 deri në vitin 2024.

Ai gjithashtu u përfol për një romancë me modelen e Sports Illustrated Swimsuit, Olivia Ponton, gjatë vitit 2024.

 

Të këshilluara

Charli XCX heq dorë nga muzika?

Këngëtarja britanike Charli XCX ka habitur fansat me deklaratën e saj të fundit, duke zbuluar se mund të largohet nga muzika për t’u fokusuar në karrierën si ak...

12:34

Lady Gaga drejt martesës me Michael Polansky

Lady Gaga po përgatitet të martohet me të fejuarin e saj, Michael Polansky, dhe sipas vetë këngëtares, dita e madhe mund të vijë shumë shpejt. Gjatë një para...

10:37

Britney Spears thyen heshtjen pas arrestimit

Britney Spears thuhet se ka pasur një bisedë produktive me nënën dhe djemtë e saj pas arrestimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Nëna e saj, Lynne...

18:49

Publikohet pas vdekjes libri i Eric Dane

Libri i kujtimeve i aktorit të ndjerë Eric Dane, i titulluar “My Book of Days: A Memoir in Moments”, do të publikohet më 3 nëntor, pasi ai vendosi ta përfundont...

17:56

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI