Flash

Pas ndarjes me Jenner, Bad Bunny në krahët e ish-it në Argjentinë

Lapsi.al 15 February 2026
Pas ndarjes me Jenner, Bad Bunny në krahët e ish-it në

Bad Bunny ka rindezur romancën me ish-të dashurën e tij, Gabriela Berlingeri, menjëherë pas performancës së bujshme në Super Bowl LX.

Çifti u fotografua gjatë një darke romantike në Buenos Aires, Argjentinë, të enjten në mbrëmje. Këngëtari ka disa koncerte të planifikuara në kryeqytetin argjentinas gjatë fundjavës, ndaj duket se vendosi ta festojë më herët ditën e të dashuruarve me Berlingeri.

Artisti 31-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, u pa duke dalë nga restoranti i veshur me hoodie blu, maskë në fytyrë dhe syze të errëta. Ai shoqërohej nga truproja, ndërsa dhjetëra fansa tentonin ta fotografonin.

Nga ana tjetër, Berlingeri u largua në mënyrë diskrete pas tij, e shoqëruar nga një punonjës i restorantit. Dizajnerja e bizhuterive priti në makinë ndërsa fituesi i Grammy Awards përshëndeste fansat.

Para darkës në Argjentinë, Berlingeri ishte parë edhe në stadium gjatë spektaklit të Super Bowl, ku Bad Bunny interpretoi hitet “Tití Me Preguntó”, “Yo Perreo Sola” dhe “DtMF”. Në skenë pati edhe surpriza nga Lady Gaga dhe Ricky Martin.

Bad Bunny dhe Berlingeri kanë qenë në një lidhje me ndërprerje nga viti 2017 deri në 2022. Ata bënë debutimin e tyre si çift në tapetin e kuq të Billboard Latin Music Awards në shtator 2021 dhe u shfaqën së bashku në disa evente të rëndësishme, përfshirë edhe Latin Grammy Awards. Berlingeri ka kontribuar edhe vokalisht në këngët e tij “El Apagón” dhe “En Casita”.

Pas ndarjes në vitin 2022, artisti u përfol për një romancë me supermodelen Kendall Jenner. Dyshja u lidh fillimisht në shkurt 2023, u ndanë në fund të atij viti, u rikthyen për pak kohë në maj 2024 dhe më pas i dhanë fund përfundimisht lidhjes.

 

Të këshilluara

Stefon Diggs reagon ndaj ndarjes nga Cardi B

Stefon Diggs publikoi një postim të gjatë në Instagram, vetëm tre ditë pasi skuadra e tij humbi ndaj Seattle Seahawks në Super Bowl 2026 — dhe një ditë para se ...

20:14

Ndahet nga jeta aktori i James Van Der Beek

Aktori James Van Der Beek, i njohur për publikun për rolin e tij në serialin ikonë “Dawson’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kan...

14:23

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI