Flash

“Ishte qeveria!” – Cardi B bën shaka pas rrëzimit në koncert

Lapsi.al 15 February 2026
“Ishte qeveria!” – Cardi B bën shaka pas rrëzimit
Reperja amerikane Cardi B pësoi një rrëzim të papritur gjatë koncertit të saj në Las Vegas, pjesë e turneut “Little Miss Drama”. Në një video të filmuar nga një fans, 33-vjeçarja shihet teksa bie nga një karrige në momentin që po performonte vargjet e saj në këngën Thotiana të Blueface. Megjithatë, ajo nuk e ndërpreu performancën – përkundrazi, vazhdoi të këndonte e shtrirë në skenë. Fituesja e Grammy-t e kaloi situatën me batuta, duke i thënë publikut me shaka: “Ishte qeveria!” Më pas ajo kaloi menjëherë në këngën tjetër, “Pretty & Petty”. Humorin e vazhdoi edhe në Instagram Stories, ku përsëriti me të qeshur se “qeveria ishte pas saj”, ndërsa në platformën X ironizoi videon që po qarkullonte online duke thënë: “A mund t’i vendosë dikush një community note? Kjo video është qartazi AI.” Pas koncertit, Cardi dhe ekipi i saj festuan me një afterparty. Në orët e para të mëngjesit, reperja ndau me ndjekësit se po provonte një “recetë” për gjumë më të mirë me ashwagandha, magnez dhe melatoninë, pasi – sipas saj – ende nuk është mësuar me lëkundjet e autobusit të turneut. Në fund, ajo tregoi edhe disa mavijosje në këmbë, që duket se ishin pasojë e rrëzimit në skenë, duke bërë sërish shaka: “Po punoj fort për ju!”  

Të këshilluara

Stefon Diggs reagon ndaj ndarjes nga Cardi B

Stefon Diggs publikoi një postim të gjatë në Instagram, vetëm tre ditë pasi skuadra e tij humbi ndaj Seattle Seahawks në Super Bowl 2026 — dhe një ditë para se ...

20:14

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI