Flash

Gordon Ramsay për dramën Beckham: “Dashuria të verbon”

Lapsi.al 15 February 2026
Gordon Ramsay për dramën Beckham: “Dashuria të

Shefi i njohur i kuzhinës, Gordon Ramsay, ka komentuar për herë të parë publikisht përplasjen mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, duke sugjeruar se i riu mund të jetë “i verbuar nga dashuria”.

Në një intervistë për The Sun, teksa promovonte serialin e tij të ri në Netflix, “Being Gordon Ramsay”, kuzhinieri 59-vjeçar u shpreh se situata është e ndërlikuar.

“Është e vështirë, apo jo, kur je i dashuruar? Dashuria është e verbër. E thonë për një arsye,” deklaroi Ramsay.

Ai theksoi se Brooklyn është “i dëshpëruar të qëndrojë në këmbët e veta” dhe të krijojë rrugën e tij, por shtoi se nuk duhet të harrojë prej nga vjen.

“E respektoj për këtë. Është diçka shumë e mirë. Por duhet të kujtojë prej nga ka ardhur. Një ditë nuk do t’i ketë më mamin dhe babain, dhe duhet ta kuptojë këtë,” u shpreh ai.

Ramsay konfirmoi se Victoria Beckham është e lënduar nga përçarja familjare.

“Victoria është e mërzitur, dhe me të drejtë,” tha ai, duke shtuar se e njeh shumë mirë dashurinë që David Beckham ka për djalin e tij të madh. “E di 24/7 sa shumë e do David Brooklyn-in,” theksoi ai.

Marrëdhëniet mes Brooklyn, 26 vjeç, dhe familjes së tij u tensionuan publikisht në muajt e fundit, sidomos pas deklaratës së fortë që ai publikoi në janar, ku shprehej se nuk dëshironte pajtim me prindërit dhe i akuzonte ata për “kontroll të narrativës në media”.

Ai gjithashtu pretendoi se nëna e tij kishte shkatërruar vallëzimin e parë në dasmën e tij me Nicola Peltz në vitin 2022.

Megjithatë, Ramsay mbetet optimist se raporti mes babait dhe djalit do të rregullohet.

“Koha do të jetë shëruesi më i mirë, dhe David do ta rikthejë patjetër atë marrëdhënie në rrugën e duhur,” u shpreh ai.

Të këshilluara

Stefon Diggs reagon ndaj ndarjes nga Cardi B

Stefon Diggs publikoi një postim të gjatë në Instagram, vetëm tre ditë pasi skuadra e tij humbi ndaj Seattle Seahawks në Super Bowl 2026 — dhe një ditë para se ...

20:14

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI