Flash

“Lakmi pa kufij?” Fansat shpërthejnë kundër Harry Styles

Lapsi.al 29 January 2026
“Lakmi pa kufij?” Fansat shpërthejnë kundër Harry

Biletat e para për turneun rezidencial global të Harry Styles, të titulluar “Together, Together”, dolën në shitje të hënën, më 26 janar, dhe menjëherë shkaktuan zemërim te një pjesë e fansave për shkak të çmimeve të larta.

Sipas postimeve të shumta në rrjetin X (ish-Twitter), shumë bileta po shiten me çmime që shkojnë deri në 1,000 dollarë. Një diskutim në Reddit për presale-in AMEX në SHBA përfshinte një pamje ekrani nga një faqe shitjeje biletash, ku thuhej se çmimet variojnë nga 50 deri në 1,182.40 dollarë, përfshirë tarifat e shërbimit.

Me radhë të gjata në Ticketmaster, një përdorues shkroi në Reddit:

“Hyra në radhë nga pozicioni 6,000 dhe kur më në fund u futa, më dilnin vetëm vende në sektorin e poshtëm për 1,000 dollarë?!”

Fansat e këngëtarit britanik, 31 vjeç, shprehën hapur zemërimin e tyre në rrjete sociale.

“Harry Styles, lakmia jote nuk njeh kufij. Po kërkon më shumë për një biletë sesa paguajnë njerëzit qira mujore, sikur të mos vije nga një qytet i vogël punëtor,” shkroi një përdorues.

Një tjetër shtoi: “@Harry_Styles rregullohu, po humb fansa çdo ditë.”

Një tjetër fans deklaroi se, edhe pse hyri menjëherë në platformë, të gjitha vendet e disponueshme kushtonin 1,179.40 dollarë.

“Është absurde dhe tepër lakmitare. Duhet të ndalojë kjo,” shkroi një përdorues tjetër.

Megjithatë, jo të gjithë ishin të pakënaqur. Disa fansa festuan faktin që arritën të siguronin bileta.

“Sapo fillova të qaj — do e shoh Harry Styles në New York!” shkroi një fans në X.

Harry Styles njoftoi javën e kaluar se do të mbajë 50 koncerte në qytete si Amsterdami, Londra, São Paulo, Mexico City, New York, Melbourne dhe Sydney, nga maji deri në dhjetor.

Në New York, këngëtari do të performojë 30 netë radhazi në Madison Square Garden, duke e kthyer rezidencën e tij në një nga më ambiciozet e karrierës.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI