Flash

Natalie Portman flet për lëndimin gjatë xhirimeve të “Black Swan”

Lapsi.al 28 January 2026
Natalie Portman flet për lëndimin gjatë xhirimeve të

Natalie Portman ka zbuluar se përkushtimi ekstrem për rolin e saj në filmin “Black Swan” i kushtoi edhe fizikisht.

Aktorja 44-vjeçare, e ftuar në episodin e së mërkurës të emisionit “The Drew Barrymore Show”, rrëfeu se gjatë xhirimeve të trillerit psikologjik të vitit 2010 pësoi një dëmtim serioz.

“Më kishte dalë një brinjë ose diçka e tillë,” tha Portman. “Sikur kishte hyrë poshtë. Ndodhi nga fakti që më ngrinin vazhdimisht. Ishte vërtet e çmendur.”

Filmi, i drejtuar nga Darren Aronofsky, e detyroi Portman të kombinonte aktrimin intensiv me baletin profesionist. Për këtë arsye, ajo iu nënshtrua një regjimi të ashpër stërvitor nën drejtimin e ish-balerinës së New York City Ballet, Mary Helen Bower.

“Nëse do të luash një balerinë, duhet të stërvitesh si e tillë,” tregoi Bower, duke theksuar përkushtimin ekstrem të aktores.

“Takoheshim në orën 5 ose 5:30 të mëngjesit për dy deri në tre orë balet. Më pas ajo punonte 12 orë në xhirime, vinte sërish në palestër në mbrëmje për ushtrime tonifikuese dhe notonte. Kjo ndodhte gjashtë ditë në javë, për muaj të tërë.”

Në film, Portman interpreton Ninën, një balerinë kryesore emocionalisht të paqëndrueshme, roli i së cilës vihet në rrezik nga personazhi i interpretuar nga Mila Kunis. Rivaliteti mes tyre çon në shpërbërjen psikologjike të Ninës.

“Black Swan” u nominua për pesë çmime Oscar në vitin 2011, përfshirë filmin më të mirë dhe regjinë më të mirë. Natalie Portman fitoi çmimin Oscar për Aktoren më të Mirë, duke e kthyer rolin në një nga më ikoniket e karrierës së saj.

Gjatë festimit të 15-vjetorit të filmit, Aronofsky pranoi se kishte tentuar të krijonte tension mes Portman dhe Kunis gjatë xhirimeve. “Po përpiqesha të isha një regjisor dinak dhe t’i nxisja të ziheshin,” tha ai. “Por ato e kuptuan shumë shpejt dhe filluan të më tallnin.”

 

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI