Flash

Më futi në kurth”: Baldoni shpërthen ndaj Blake Lively

Lapsi.al 7 January 2026
Më futi në kurth”: Baldoni shpërthen ndaj Blake Lively

Justin Baldoni ka akuzuar Blake Lively se e ka “vendosur në një kurth” gjatë xhirimeve të skenave intime të filmit It Ends With Us, sipas mesazheve private të zbuluara në dokumentet gjyqësore.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, Baldoni i ka shkruar ish-agjentit të tij në William Morris Endeavor, Danny Greenberg, më 30 dhjetor 2023, duke pretenduar se Lively kishte refuzuar përdorimin e një dublanti për veten e saj, ndërsa kërkonte që ai të përdorte një të tillë për skenat intime.

“E gjithë kjo është thjesht për të më vendosur në një kurth,” thuhet se ka shkruar Baldoni në mesazhe, duke shtuar se aktorja kishte hedhur poshtë idetë e tij për skenat e seksit dhe kishte sugjeruar që të dy aktorët të qëndronin plotësisht të veshur gjatë skenës kryesore romantike — një ide që ai e quajti “qesharake për këdo që e njeh librin”.

Baldoni, i cili ishte njëkohësisht regjisor, aktor dhe producent përmes kompanisë së tij Wayfarer Productions, e përshkroi përvojën si “brutale” dhe tha se po pranonte rreth “95%” të kërkesave të Lively-t “për hir të paqes”.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim se aktorja po ndërhynte në skenar dhe regji, duke paralajmëruar se problemet më të mëdha do të shfaqeshin gjatë procesit të montazhit.

Në mesazhe të tjera, Baldoni pretendon se Lively kërkoi që një takim pune të zhvillohej në shtëpinë e saj dhe se ajo kundërshtoi praninë e CEO-së së Wayfarer Productions, Jamey Heath, në set — një çështje për të cilën Baldoni thotë se po “luftonte”.

Nga ana tjetër, një burim pranë Blake Lively i tha Page Six se këto mesazhe u dërguan vetëm pasi aktorja kishte paraqitur në detaje shqetësimet e saj për një “ambient pune armiqësor” në set.

Sipas burimit, masat mbrojtëse të kërkuara nga Lively për sigurinë e kastit dhe stafit ishin pranuar më parë nga aktori si “të arsyeshme dhe thelbësore”.

Në dhjetor 2024, Blake Lively ngriti një padi formale ndaj Baldonit, duke e akuzuar për ngacmim seksual, hakmarrje, shkelje kontrate dhe dëme emocionale.

Justin u kundërpërgjigj me një padi prej 400 milionë dollarësh kundër Lively-t dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, por ajo padi u hodh poshtë nga gjykata.

Gjyqi mes palëve pritet të nisë më 18 maj 2026.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI